UEFA ka përzgjedhur një ekip tërësisht shqiptar gjyqtarësh për një nga ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Në Preshov të Sllovakisë, vendasit do të përballen me Moldavinë në sfidën e Grupit 3 të Ligës C.
Takimi do të drejtohet nga Juxhin Xhaja, i cili vijon të konsolidohet në arenën ndërkombëtare.
Xhaja, gjyqtar i kategorisë së parë të UEFA-s, do të ketë në krah Arbër Zallën dhe Mario Shazivarin.
Rolin e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Andi Koçi.
Edhe sistemi VAR do të jetë nën përgjegjësinë e arbitrave shqiptarë.
Kreshnik Bajramaj është caktuar si gjyqtari kryesor i VAR-it për këtë sfidë.
Ndërkohë, asistent i tij në dhomën e teknologjisë do të jetë Albert Doda.
Kjo është një tjetër paraqitje e rëndësishme e arbitrave shqiptarë në kompeticionet e UEFA-s.
Xhaja dhe skuadra e tij do të kenë përgjegjësinë për të garantuar mbarëvajtjen e një përballjeje të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Vëmendja tashmë është te Preshovi, ku arbitrat shqiptarë do të jenë protagonistë në një tjetër sfidë ndërkombëtare.
© SYRI.net
Kimish zbulon ‘Gjermaninë e re’ me Klopin: Kapiteni tregon çfarë kërkon trajneri i ri
David Alaba zyrtarisht tek Udinese, ish-mbrojtësi i Real Madridit firmos deri në vitin 2027
Kane nuk heq dorë nga ëndrra për NFL: Mund t’i kombinoj të dyjaBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: