Xi Jiping takohet me Trump, biznesmenët kinez mbetën jashtë avionit

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për vizitën e tij të parë pas më shumë se një dekade. Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij janë pritur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.
Dy liderët pritet të zhvillojnë pasditen e sotme një takim dypalësh, i cili do të pasohet nga një darkë shtetërore.
Vizita shtetërore e Xi Jinping vjen në një kohë kur SHBA-të dhe Kina kanë vendosur të zgjasin një armëpushim doganor njëmujor dhe përballen me pasiguri rreth Iranit, Ukrainës dhe Tajvanit.
Të dy vendet janë gjithashtu rivalë në teknologjinë e përparuar të inteligjencës artificiale. Trump postoi më herët në mediat sociale përpara takimit se inteligjenca artificiale do të jetë një “temë e madhe diskutimi”.
Biznesmenët ngelen “në tokë”
Drejtuesit më të mëdhenj të kompanive kineze, të cilët ishin paralajmëruar të ishin gati për të udhëtuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe delegacionin qeveritar drejt Ëashingtonit, për tre ditë takimesh që priten të zgjasin deri të premten.
Udhëtimi i tyre duhej të ishte një sinjal i qartë se mes Kinës dhe SHBA-ve ekziston “reciprocitet”, pra, në mënyrë të tërthortë, njohje e dinjitetit dhe statusit të barabartë mes dy superfuqive.
“Reciprociteti” me SHBA-të
Ideja ishte që Xi Jinping të bënte në Ëashington atë që Donald Trump kishte bërë gjatë vizitës së tij në Kinë në maj. Në atë rast, presidenti amerikan udhëtoi së bashku me 17 drejtues të kompanive amerikane, mes tyre Elon Musk, themeluesin e Nvidia, Jensen Huang, dhe drejtuesin e gjigantit financiar BlackRock, Larry Fink.
Xi donte të përsëriste të njëjtin skenar në SHBA, edhe pse për një sekretar të përgjithshëm të Partisë Komuniste Kineze, udhëtimi me një delegacion të madh biznesmenësh është ende diçka relativisht e pazakontë.
Sipas informacioneve të publikuara nga Reuters të premten e kaluar, lista e drejtuesve kinezë që pritej të shoqëronin Xi-n ishte pothuajse gati.
Mes tyre duhej të ishin përfaqësues të BYD, prodhuesit kinez të makinave elektrike; CATL, e cila kontrollon rreth 30% të tregut global të baterive; Bank of China dhe prodhuesi i telefonave Xiaomi. Kjo e fundit ishte veçanërisht domethënëse, pasi gjatë vizitës së Xi-t në Kinë, Trump ishte shoqëruar nga Tim Cook, në atë kohë drejtuesi i Apple.


