E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ulje e ndjeshme temperaturash dhe rrebesh shiu, parashikimi i motit për ditën e premte

Edhe për ditën e premte vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit.                                    

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar më shkarkesa elektrike lokalisht breshër në male në verilindje-lindje e juglindje reshje në formën e flokëve të borës.

Temperaturat maksimale pritet të rrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 8 gradë.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e zonave luginore,era fiton shpejtësi deri në 17m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.