Koreja e Veriut refuzon të ndalojë testet bërthamore
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut hodhi poshtë të enjten një deklaratë ndërkombëtare që i bënte thirrje asaj të ndalonte testet bërthamore. Zëdhënësi i ministrisë e quajti atë “një provokim të rëndë politik kundër Koresë së Veriut nga forcat armiqësore.
Një takim i ministrave nga Miqtë e Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore – një grupim i Australisë, Kanadasë, Finlandës, Gjermanisë, Japonisë dhe Holandës- tha se çdo provë e re bërthamore nga Koreja e Veriut do të ishte e papërgjegjshme dhe e papranueshme.
Në takimin e të martës në Nju Jork, Pyongyang i kërkoi që të zbatojë plotësisht të gjitha rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Koresë së Veriut e përshkroi vendin si një shtet të përgjegjshëm me armë bërthamore.
Në një deklaratë tjetër më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, tha se statusi i armëve bërthamore të Phenianit është i pakthyeshëm.
Traktati Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore, i miratuar në vitin 1996, ndalon “çdo shpërthim testimi të armëve bërthamore ose çdo shpërthim tjetër bërthamor” kudo në botë, me qëllim reduktimin dhe përfundimisht eliminimin e armëve bërthamore.
Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë politikën e deportimit në vendet e treta
Punëtori humbi jetën gjatë detyrës, Koloseu rihapet të shtunën! Vijojnë hetimet
Studimi: Vetmia dhe izolimi social na kushtojnë 6 vite jetë të shëndetëshme
- 17:22 Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë politikën e deportimit në vendet e treta
- 17:17 “Shkodra ka plot dashuri”, humori rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”
- 17:13 Punëtori humbi jetën gjatë detyrës, Koloseu rihapet të shtunën! Vijojnë hetimet
- 17:10 Studimi: Vetmia dhe izolimi social na kushtojnë 6 vite jetë të shëndetëshme
- 17:06 Kujdes nga stresi kronik, psikologia: Mos neglizhoni shenjat e para
- 17:01 Infermieria dhe TIK, degët më të kërkuara në universitetin e Elbasanit