web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kontratë e re, por dëmtimet shqetësojnë për Çalhanoglu

24 Shtator 2026, 17:28, Sport CNA

Kontratë e re, por dëmtimet shqetësojnë për

Hakan Çalhanoglu e nisi sezonin e ri duke lënë gjurmë në dy nga ndeshjet e para. Fillimisht realizoi një gol nga distanca, ndërsa më pas shënoi edhe në transfertën ndaj Kaljarit. Dy gola që e vendosën në qendër të projektit të Interit dhe krijuan pritshmëritë për një tjetër sezon si protagonist.

Problemet fizike, që dukej se ishin lënë pas, janë rikthyer në këtë periudhë. Çalhanoglu u aktivizua nga stoli në ndeshjen ndaj Napolit, duke hyrë në minutat e fundit, ndërsa paraqitja e tij e fundit si titullar ka qenë ndaj Real Madridit në Champions Ligë.

Që prej asaj sfide, turku nuk ka pasur më paraqitje në fushë me fanellën e Interit. Fokusi për Çalhanoglu mbetet rikthimi në fushë dhe vazhdimi i bashkëpunimit me Interin. Mesfushori ka edhe një objektiv tjetër, rinovimin e kontratës me klubin zikaltër.

Marrëveshja aktuale përfundon më 30 qershor 2027, ndërsa diskutimet për zgjatjen e saj janë aktualisht të pezulluara. Pritet që të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të futbollistit dhe drejtorit të ri sportiv të Interit, Dario Bakin.

Në klub nuk ka dyshime për vlerat e Çalhanoglu në aspektin teknik. Turku mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe një pikë referimi në mesfushë. Çështja që po vlerësohet lidhet kryesisht me gjendjen fizike dhe numrin e ndeshjeve që ai ka humbur gjatë viteve të fundit.

Që prej transferimit te Interi në vitin 2021, Çalhanoglu ka munguar në 38 ndeshje për shkak të problemeve fizike. Kjo shifër është më shumë se një sezon i plotë i Serisë A, nëse llogariten 38 javët e kampionatit.

 





Lajmet e fundit nga