Corinna Schumacher ka folur rrallë për jetën pranë bashkëshortit të saj, Michael Schumacher, në dokumentarin e ri të Netflix.
Bashkëshortja e legjendës së Formula 1 ka treguar momente intime nga historia e tyre e dashurisë dhe vitet e vështira pas aksidentit të vitit 2013.
Corinna zbuloi se kënga “Rush Rush” e Paula Abdul kishte një domethënie të veçantë për çiftin.
“Kjo ishte kënga jonë atëherë. Kur e dëgjoj sot dhe jam në makinë, qaj vetëm”, rrëfeu ajo.
Ajo kujtoi edhe reagimin e nënës së saj kur mësoi për lidhjen me Michael, pasi fillimisht nuk e kishte mirëpritur romancën.
Në dokumentar, Corinna tregon edhe për fanset e shumta që i shkruanin pilotit gjerman gjatë viteve të tij të lavdishme në Formula 1.
Sot, ajo vijon të jetë pranë bashkëshortit të saj dhe ruan me shumë kujdes privatësinë e familjes.
Pas aksidentit të rëndë në ski në Méribel, më 29 dhjetor 2013, familja ka shmangur publikimin e detajeve për gjendjen e tij shëndetësore.
Në dokumentarin e ri, megjithatë, Corinna shfaqet e emocionuar kur kujton vitin 1994 dhe sukseset e para të mëdha të Michael.
“Zemra ime rreh për të kur fiton. Dhe kur humbet. Zemra ime është gjithmonë aty”, shprehet ajo.
Corinna kujton gjithashtu se sa e veçantë ishte të jetonte pranë një njeriu që mezi priste ta shihte çdo ditë.
Në dokumentarin e vitit 2021, ajo kishte thënë se Michael “është këtu, ndryshe, por është këtu”.
Dhe mesazhi i saj për familjen mbetet i njëjtë: “Michael gjithmonë na ka mbrojtur dhe tani ne mbrojmë Michael-in”.
© SYRI.net
Italia apo Gjermania? Talenti i madh në dilemë: Jam 50/50, nuk dua të pendohem
UEFA cakton arbitrat shqiptarë për ndeshjet e Ligës së Kombeve
Kimish zbulon ‘Gjermaninë e re’ me Klopin: Kapiteni tregon çfarë kërkon trajneri i riBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: