Vlora Hyseni sulmon Klodiana Lalën para GJKKO-së, gazetarja: Shantazh. AGSH: Të tërheqë deklaratat (REAGIMET)
AGSH dënon shantazhin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala: Të tërheqë menjëherë deklaratat 24 Shtator,...
AGSH dënon shantazhin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala: Të tërheqë menjëherë deklaratat 24 Shtator,...
“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të...
I dha Ergys Agasit informacione sekrete/ Dalin sot para GJKKO ish-drejtoresha e SHISH dhe Fatjon Kalluci e Embro Sulejmani 24 Shtator, 08:46 ...
Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej jush me porosi të tij! 24 Shtator, 10:49 ...
Tre vjet më parë, në Banjskë të Zveçanit një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ndaj të dyshuarve që gjenden në territorin e saj.
“BE-ja vazhdimisht ka bërë thirrje që përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe shpreh keqardhje që, deri më tani, Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata, me akuza përkatëse, të personave që gjenden në Serbi”, tha një zëdhënës i BE-së.
Tre vjet më parë, në Banjskë të Zveçanit një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit, tre sulmues serbë u vranë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
Radoiçiq ka adresë të regjistruar në Serbi, teksa Kosova vazhdimisht kërkon që ai të ekstradohet në mënyrë që të përballet me drejtësinë.
“Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të krijuar për ndihmë të ndërsjellë juridike. Kjo çështje ka mbetur pezull për një kohë të gjatë dhe Serbia duhet ta trajtojë atë sa më shpejt”, tha zëdhënësi i BE-së.
Në deklaratën e BE-së tha se çështjen e Banjskës, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e ka ngritur gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Nju Jork.
Po në Nju Jork, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ngriti çështjen e sulmit në Banjskë gjatë takimit me Kallasin.
Kuri tha se Radoiçiq dhe persona të tjerë që morën pjesë në sulm po “mbrohen nga presidenti i Serbisë”, duke shtuar se ka kërkuar përkrahjen e BE-së që t’i bëjë trysni Serbisë për këtë çështje.
Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht që të përfshirët në sulm të përballen me drejtësinë.
Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë Radoiçiqit, për sulmin në Banjskë. Gjykimi është mbajtur vetëm ndaj tre personave, të cilët janë dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit: një me 30 vjet burgim dhe dy persona me burgim të përjetshëm./REL
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, se e gjithë...
Gazmend Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me sulmin e ish-drejtoreshës së SHISH, ndaj...
Eni Ferhati TIRANË- Gazetari Eni Ferhati ka nxjerr detaje nga kontrollet në banesën e ish-Drejtorit të Policisë Ilir Proda. I ftua...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pasur dijeni dhe përgjegjësi për veprimet e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar për sulmin ...
Kuvendi Pas mbi një ore diskutime me në qendër akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, tensionet në Kuvend kanë nisur. ...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka kërkuar në Kuvend që kryeministri Edi Rama të japë...
Jozefina Topalli TIRANË- Deputetja Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e tij lidhur me akuza...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal tek mesazh...
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme GJKKO. Monika Kryemadhi ka ironizuar zhvillimet e...