Familja shkoi në dasmë, hajdutët i zbrazin shtëpinë në Sarandë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.09.2026, 17:43

Një familje nga fshati Shelegar i Sarandës është përballur me një surprizë të hidhur kur është kthyer në banesë pas dasmës, mbrëmjen e së martës.

Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë përfituar nga mungesa e familjarëve dhe kanë hyrë në shtëpinë e Mejdi Tushës, prej nga kanë marrë rreth 15 milionë lekë të vjetra, si dhe bizhuteri me vlerë.

Vjedhja është zbuluar pas kthimit të familjes, kur një prej pjesëtarëve ka gjetur banesën të përmbysur, me dhomat të kontrolluara dhe sendet të shpërndara.

Dyshohet se autorët kanë vepruar pasi kanë vëzhguar më herët lëvizjet e familjes. Para se të hynin në banesë, ata dyshohet se kanë dëmtuar edhe kamerën e sigurisë, në përpjekje për të mos lënë gjurmë.

Policia e Sarandës dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë kryer këqyrjet dhe kanë mbledhur prova. Deri tani autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të grabitjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit