Pas 12 vitesh nga aksidenti i rëndë që ndryshoi jetën e Michael Schumacher, bashkëshortja e tij, Corinna, ka dhënë një rrëfim të rrallë për jetën e tyre dhe kujtimet që lidhen me kampionin e Formula 1. Corinna shfaqet në dokumentarin e ri të Netflix, “Schumacher ’94: The Birth of a Legend”, i cili fokusohet te sezoni i vitit 1994, kur Michael Schumacher fitoi titullin e tij të parë botëror me Benetton.
Duke kujtuar fillimet e lidhjes së tyre, Corinna tregon se kënga “Rush Rush” e Paula Abdul kishte një domethënie të veçantë për çiftin.
“Ajo ishte kënga jonë atëherë. Kur e dëgjoj sot dhe jam në makinë, qaj me vete”, rrëfen ajo.
Corinna kujton gjithashtu se nëna e saj nuk e kishte mbështetur lidhjen me Schumacher në fillim. Ajo tregon se Michael kalonte shumë kohë në pistën e kartingut dhe se kjo ishte një nga arsyet pse nëna e saj kishte krijuar një përshtypje jo të mirë për të. Në dokumentar, Corinna ndan edhe një tjetër episod nga vitet e para të karrierës së Michael. Ajo tregon se piloti gjerman merrte shumë letra nga fansat, mes tyre edhe nga një vajzë që i dërgonte vazhdimisht të brendshme bashkë me postën e fansave. Vajza quhej Jutta dhe, sipas Corinnës, emri i saj u kthye në një shprehje të zakonshme të Schumacher.
Duke folur për emocionet që përjetonte gjatë karrierës së bashkëshortit të saj, Corinna shprehet:
“Zemra ime rreh për të kur fiton. Dhe kur humbet. Zemra ime është gjithmonë aty.”
Dokumentari nuk jep detaje të reja konkrete për gjendjen aktuale shëndetësore të 57-vjeçarit. Familja Schumacher ka ruajtur prej vitesh një privatësi të rreptë rreth jetës së tij pas aksidentit të 29 dhjetorit 2013, kur ai pësoi një dëmtim të rëndë gjatë skive në Alpet franceze.
Corinna ka qenë prej vitesh pranë bashkëshortit të saj, duke u kujdesur për të së bashku me një ekip infermierësh dhe terapistësh. Në dokumentarin e vitit 2021 për Schumacher, ajo kishte thënë se Michael ishte ende me familjen, edhe pse “ndryshe”, dhe se ata vazhdonin të bënin gjithçka për ta ndihmuar dhe për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm.
“Privatja është private”, kishte theksuar atëherë Corinna, duke shpjeguar se ruajtja e privatësisë së Michael ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për familjen.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Shtator17:57
Ndihmoi princeshën për të zbritur shkallët/ Aktori Tom Cruise shkel rregullin mbretëror për kontaktin fizik me Kate Middleton
Kate Middleton dhe Tom Cruise morën pjesë në premierën e filmit më të ri të aktorit Tom Cruise të ri "Digger" në Lo...
BOTA
24 Shtator17:15
Foshnja e porsalindur humb jetën pas lindjes, 22 punonjës shëndetësorë nën hetim në Itali
Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën vetëm pak orë pas ardhjes në jetë në Itali, ndërsa Prokuroria e Perugia-s...
BOTA
24 Shtator17:09
Vuçiç në OKB: Serbia do të mbrojë interesat e saj për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e vendosi çështjen e Kosovës në qendër të fjalimit të tij në...
BOTA
24 Shtator16:30
Trump josh Xi Jinping me pritje pompoze: Kina dhe SHBA të jenë partnerë, jo rivalë, mund të ecim paralelish
Një pritje solemne dhe me vlerë të fortë simbolike i dha start vizitës shtetërore treditore të presidentit kinez Xi Jinping n...
Piranjat News
BOTA
24 Shtator14:47
Tony Blair: Britania duhet të angazhohet për t'u rikthyer në BE brenda dekadës së ardhshme
Tony Blair ka bërë thirrje që Britania të angazhohet për t'u rikthyer në Bashkimin Evropian brenda dekadës së ardhshme...
BOTA
24 Shtator14:19
Evropa, plane emergjente pas provokimeve ruse/ Skenarët
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, nuk pajtohet me thirrjet e vazhdueshme dhe raportimet se Rusia mund ta sulmojë NATO-n ose Bashkimin Evropia...
BOTA
24 Shtator14:10
Turqia vendos rekord Guinness, gatuan tenxheren gjigante me 6.840 litra fasule
Një qyt
et turk fitoi një titull në librin e rekordeve botërore “Guinness” duke gatuar një tenxhere me rreth 6.840 litra...
BOTA
24 Shtator13:43
Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim
Qeveria italiane nuk mori asnjë paralajmërim për sulme të mundshme nga dronë rusë nga deti, konfirmuan sot katër burime p&e...
BOTA
24 Shtator13:33
Rubio: Serbia, rrezik tensioni! Europa shqyrton plane emergjente pas paralajmërimeve për provokime nga Rusia
Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”, deklaroi Sekretari ame...
Piranjat News
BOTA
24 Shtator12:02
CIA paralajmëron për sulm rus me dron në Spanjë, Francë ose Itali
Një paralajmërim i ri në lidhje me një përshkallëzim të mundshëm të veprimeve hibride ruse në Evro...