Muli shton dyshimet për telenovelën e Vlorës me Gysin

24 Shtator 2026, 18:09Antena TEMA

 

 

Telenovela e Vlorës sot u bë e plotë dhe Muli ishte shumë i shqetësuar.

– Ndodhi ajo që kisha frikë, – i tha Lelos. – Prapë përfunduam te seksi. Duhet ta kishim shmangur këtë. U bë joserioze puna. Ti u thua se është agjente serbe, njerëzit thonë se ajo vdes për Gysin. Tani më kollaj e kemi ta nxjerrim Gysin agjent serb.

– Kjo akuzoi edhe Klodianën se ka takuar një agjent serb, – tha Lelo. – Duhet të reagojmë.

– Klodianën mirë e gjen, se merret me Malin e Tiranës dhe jo me këto skandalet e Ramës, – tha Muli. – Por puna është si t’ia kthejmë seriozitetin kësaj çështjeje, që të mos flasim më për seks e dashnore.

– Vështirë është, – tha Lelo. – Është një barcaletë: një grua e kapi burrin me një të dashur të re dhe donte ta ndante. Burri e mori me të mirë dhe e çoi për darkë në një restorant të shtrenjtë, për ta qetësuar. Aty gjetën komshiun e tyre me një të dashur.

– Ua, shiko, – tha gruaja. – Komshiu paska të dashur.

– Epo, mos bëj llafe kot me mua, – i tha burri. – Ja, të gjithë kështu bëjnë.

– S’ka problem, – i tha gruaja. – Dashnorja jonë është më e bukur se e komshiut.

Dhe kështu u qetësua muhabeti.

– Pikërisht këtë kam frikë, – tha Muli. – Ndaj duhet ta marrim seriozisht. Të gjejmë çfarë materialesh sekrete i ka shitur Gysit.

– Mirë është të mos i kërkojmë, – tha Lelo, – se mund të kenë lidhje me Zenin dhe bëhet edhe më keq. Ta lëmë si punë seksi.

Lini një Përgjigje