Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vlora Hyseni, ‘spiunia’ me fytyren e Edi Rames

Akuzat ndaj drejtores së SHISH, Begaj nuk guxon të mbledhë Këshillin e Sigurisë pa ardhur Rama

Akuzat ndaj drejtores së SHISH, Begaj nuk guxon të mbledhë Këshillin e Sigurisë pa ardhur Rama

17:59, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurisë pas skandalit të arrestimit të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Lajmi për mbledhjen e Këshillit është konfirmuar nga gazetarja e SYRI TV, Marshi Korreshi.

Por në vend që ta kishte mbledhur me urgjencë Këshillin, Begaj ka vendosur ta mbledhë këshillin e Sigurisë, pasi të Edi Rama të kthehet nga OKB ku ndodhet.

Gjatë ditës së sotme, Begaj ka pasur një takim me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, kreun e policisë, Skënder Hita dhe drejtorin e komanduar të SHISH, Elvis Lila.

Mbledhja pritet të zhvillohet në një kohë kur ndaj Hysenit rëndojnë akuza të ngritura nga SPAK për zbulimin e akteve dhe të dhënave sekrete, si dhe përkrahjen e autorit të krimit, në favor të Ergys Agasit.

Sipas hetimeve të SPAK, Agasi është një personazh i akuzuar për krijimin e një grupi kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të AKSHI-t. Hetimi për këtë aferë, si dhe operacioni për lokalizimin dhe kapjen e Agasit, kanë çuar në sigurimin e provave të reja për lidhjet e tij me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Vlora Hyseni u shkarkua me urgjencë nga drejtimi i SHISH, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar më herët masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, si dhe pezullimin e saj nga detyra.

Këtë të enjte, më 24 shtator, Hyseni u paraqit në Gjykatën e Posaçme, e cila ka konfirmuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj saj.

Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Hyseni dyshohet se ka përkrahur Agasin gjatë kohës që ai ishte në kërkim, si dhe i ka dhënë informacione dhe të dhëna që klasifikohen si sekrete shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco