Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Xi në Shtëpinë e Bardhë: Krenar për raportin me Kinën, hapet një kapitull i ri

    12 vite pas aksidentit, Corinna Schumacher rrëfen dhimbjen: Kur dëgjoj këngën tonë, qaj

    Arrestimi i Vlora Hysenit, Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trump pret Xi në Shtëpinë e Bardhë: Krenar për raportin me Kinën, hapet një kapitull i ri
    Botë

    Trump pret Xi në Shtëpinë e Bardhë: Krenar për raportin me Kinën, hapet një kapitull i ri

    September 24, 2026

    Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një ceremoni të shoqëruar me nderime shtetërore, përpara zhvillimit të takimit dypalësh mes dy liderëve.

    Pas ceremonisë, Trump dhe Xi u zhvendosën në Zyrën Ovale, ku zhvilluan bisedime së bashku me zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë. Në fokus të takimit pritet të jenë marrëdhëniet tregtare mes dy ekonomive, inteligjenca artificiale dhe çështja e Tajvanit.

    Gjatë deklaratave të tij, Trump u shpreh pozitivisht për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit, duke deklaruar se është krenar për raportin me Kinën dhe se të dyja palët do të vijojnë të punojnë së bashku.

    Nga ana tjetër, Xi Jinping theksoi se SHBA-ja dhe Kina janë dy vende të ndryshme, por me interesa “thellësisht të ndërthurura”. Presidenti kinez tha se dy vendet mund të ndërtojnë besim të ndërsjellë dhe të forcojnë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

    Një prej njoftimeve që tërhoqi vëmendjen ishte propozimi i Xi Jinping për të ftuar 100 mijë të rinj amerikanë në Kinë gjatë pesë viteve të ardhshme, në kuadër të programeve të shkëmbimit dhe studimit. Detajet e nismës nuk janë bërë ende të ditura, por ajo synon të rrisë kontaktet dhe shkëmbimet mes të rinjve të dy vendeve.

    Xi njoftoi gjithashtu se dy panda do të mbërrijnë së shpejti në një kopsht zoologjik në Atlanta, duke i cilësuar kafshët si një simbol të historisë së marrëdhënieve dhe miqësisë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

    Takimi Trump-Xi zhvillohet në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, pasi Uashingtoni dhe Pekini kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin në konfliktin tregtar deri më 10 janar.

    Pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, dy presidentët pritet të marrin pjesë në një darkë shtetërore, ku do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të të dy vendeve, si dhe drejtues të kompanive të rëndësishme të sektorit të teknologjisë.

    kapitull Kinën Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Xi në Shtëpinë e Bardhë: Krenar për raportin me Kinën, hapet një kapitull i ri

    September 24, 2026

    12 vite pas aksidentit, Corinna Schumacher rrëfen dhimbjen: Kur dëgjoj këngën tonë, qaj

    September 24, 2026

    Arrestimi i Vlora Hysenit, Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar

    September 24, 2026

    “Më bezdis përndjekja…”, ish-banorja e “Big Brother VIP: Më kanë ngacmuar edhe personazhe të njohur

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.