‘Kryemerimanga në New York’/ Koka: Rama në qendër të skandalit të SHISH dhe përfitimit politik në zgjedhje

18:46, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka, në emisionin “Task Force” në Syri TV me Sonila Meçon, ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me skandalin e arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas Kokës, çështja nuk duhet reduktuar në një episod personal apo seksual, por duhet parë në një kontekst më të gjerë të mënyrës se si, sipas tij, funksionojnë lidhjet mes politikës, institucioneve dhe grupeve kriminale.

Koka e lidhi këtë situatë edhe me akuzat për trafik droge dhe me pretendimin se tolerimi ose mosndëshkimi i krimit mund të ketë prodhuar përfitime politike për mazhorancën, veçanërisht në zgjedhjet e vitit 2025. Ai përmendi rolin që, sipas tij, kanë pasur grupet kriminale në zona të ndryshme të vendit dhe ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë politike të Edi Ramës për funksionimin e institucioneve dhe kontrollin e territorit.

Koka: Gjitha kjo që prodhohet pas është pikërisht nevoja se mënyra që ka zgjedhur Edi Rama për t'u imponuar, për t'u imponuar si me thënë faktit që i ka shpëtuar gafil dhe dhe shteti i tij ka rënë, për ta zhbërë atë, për ta zhbërë në një raport banal seksual në fakt kapjen e shtetit dhe faktin që shteti funksiononte për atë që vetë ish-zëvendëskryeministri i Edi Ramës na ka thënë që është koordinatori i krimit. Pra çfarë është koordinatori i krimit? Koordinatori i krimit është që bandat kriminale në Vlorë, në Durrës, në Shkodër, në Lezhë, në Korçë, në Berat e kudo, të trafikohen dhe të futen drogë pafund në Shqipëri, të fusin para pafund në Shqipëri dhe euro të shkojë 94 lekë, dhe e gjitha kjo të kalojë pa asnjë lloj problemi sepse na ruan Vlora që është në krye të SHISH-it. Në vend... dhe prandaj ne kemi pesë vjet që...

Pra, shikoni se sa delikate dhe çfarë duhet kuptuar. Pra, kur ai thotë 'a janë të sigurt çunat e mi sot?', nuk e ka nëse çunat mund të shkojnë të kërcejnë në disko dhe a ka ndonjë rrezik aty. Jo, e ka për çunat dhe për ata që ai mbron dhe kanë mbrojtjen e tij që të bëjnë trafikun e drogës. Që të fusin drogë nga porti i Durrësit kur ka 5 vjet… Dhe duke u fikur radarët. Dhe çfarë do të thotë kur fiken radarët? Mund të fluturojnë dhe avionë, mund të futen edhe... mund të lëvizin dhe skafe drejt Italisë, mund të futen edhe kamionë nëpër pikat doganore pa u kontrolluar nga ata. Pra, problemi sot...

Meço: Këtu është çështja. Se më fal, ne kishim gjithë këtë kohë në këtë studio, e sa herë e kemi diskutuar, kishin kaluar pothuajse 6 vjet pa u kapur asnjë gram drogë në portin e Durrësit.

Koka: 'Shikoni nga e kishte prejardhjen droga. Nga Brazili'. Ndërkohë që këtu linjat kryesore të trafikut të drogës janë Kolumbia dhe Ekuadori. Keni parë ju të kapen nga këto? Kapen, si me thënë, këto Salvador Alitë e këto, që janë për Shqipërinë. Ishin kapur një nga këto, po kapen në Belgjikë ose në Holandë. Në Shqipëri këtu nuk ka gjë, absolutisht nuk ishte asnjë gjë. Dhe ndërkohë forcohet leku, lidhet euro dhe prandaj kjo është e rëndësishme për t'u kuptuar. Pra, pyetja e sotme nuk është çfarë tha, pse i tha, si me thënë, Vlora Klod Lalës, problemi është kush janë çunat që duhet të mbronte Gysi i Gazit dhe çfarë... Sepse kjo është pikërisht pastaj, zbërthehet dhe kuptohet skema. Pse? Çfarë do të thotë koordinator krimi? Sepse koordinatori i krimit kishte miqësi të ngushtë edhe me AKSHI-n, edhe me SHISH-in, apo edhe me një institucion tjetër. Kupton? Sepse të gjitha këto na tregojnë se si ky shtet është vënë ose ka simbiozë të ngushtë dhe ka bashkëpunim të ngushtë me bandat kriminale, të cilat më pas garantojnë zgjedhjet në 2025-ën. Dhe siç e dimë ne, qoftë bandat e Durrësit, qoftë bandat e Elbasanit apo dhe bandat e qyteteve të tjera, kanë përfaqësuesit e tyre me nga 20 mijë, me nga 30 mijë vota në Parlamentin e Shqipërisë, që mirë që duhet t'i durojmë kur ngrenë dorën, por duhet t'i shohim edhe nëpër ekrane edhe të debatojmë me ata.

Dhe shikoni se si është rrjeta e merimangës, me në krye kryemerimangën që është për momentin në New York. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco