‘Vlora Hyseni po hetohet në kuadër të grupit të strukturuar kriminal’, Logu: Të hetohet e gjithë struktura e SHISH

18:52, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu teksa bëri një analizë të gjithë asaj që po ndodh me skandalin e SHISH, pas arrestimit në detyrë të kreut të këtij institucioni, Vlora Hyseni, shprehet se tashmë lind nevoja për një hetim të të gjithë strukturës së Shërbimit Informativ të Shtetit.

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Logu tha se ajo çfarë shihet nga hetimet e deritanishme të SPAK, përpos dy veprave penale që rëndojnë ndaj ish drejtoreshës së SHISH, tanimë Vlora Hyseni po hetohet edhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Logu foli madje dhe për një raport të përpiluar nga një agjent i SHISH më 2023 që ka vajtur në tryzën e kryeministrit Edi Rama, lidhur me përfshirjen e Vlora Hysenit në tenderat e AKSHI-t.

Në fakt, në SHISH ka një inspektor të përgjithshëm i cili ka për detyrë të kontrollojë pikërisht drejtorin e SHISH-it. Dhe i raporton drejtpërdrejt kryeministrit. Inspektori i përgjithshëm ka për detyrë t'i raportojë vetëm kryeministrit, sepse është menduar, pra si për çdo institucion tjetër, që mund të vijë në krye të institucionit në një moment, shanset duhet të ishin të vogla, por mund të vijë një njeri që e përdor funksionin për qëllimet e tij personale, për qëllime të paligjshme, kështu me radhë. Dhe ka një inspektor të përgjithshëm i cili ka akses në çdo të dhënë dhe informacion, që ka për detyrë pikërisht t'i raportojë kryeministrit.

Në rastin më të mirë, ky inspektori e ka ditur dhe s'i ka thënë kryeministrit. Sa e besueshme mund të jetë kjo, do ta shohim. Në rastin më të keq, ky zotëria ka shkuar, ia ka thënë informacionet kryeministrit, por kryeministri ka qenë dakord që Vlora të vazhdonte, dhe SHISH-i të vazhdonte të ishte në shërbim të Ergys Agasit. Kështu që minimalisht për t'u bërë një hetim i plotë dhe i gjithanshëm, duhet po themi që ky hetim të shifet edhe te zëvendësdrejtori i SHISH-it, edhe inspektori i përgjithshëm...

Prej kohësh nuk ka, me ç'di unë. Edhe njerëzit, po themi, që janë, kanë qenë bashkëpunëtorë të tjerë e tjerë që kanë qenë pjesë e strukturës. Dhe veçanërisht, ata që janë tek sektori i përgjimeve. Sepse edhe kaq sa ka dalë në media, është e qartë domethënë që këta kishin vënë në përgjim këdo që i interesonte. Pra, për shembull, kur ai thotë 'kini kujdes nga policia' e tjerë e tjerë, kjo do të thotë që ata kanë vënë në përgjim policinë e shtetit. Dhe e kanë thënë disa prej gazetarëve, që drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, për shembull, ditën që është arrestuar Ergys Agasi nuk ka informuar ministrin e brendshëm paraprakisht.

Sepse është menduar që informacioni i dërguar qoftë edhe ministrit të brendshëm për këtë operacion, do tregohej. Dhe domethënë ai ka thënë 'nuk e njoftova ministrin e brendshëm paraprakisht' dhe ministri i brendshëm është e konfirmuar, nuk ka pasur dijeni në momentin e arrestimit të Ergys Agasit, sepse kishte frikë që ky informacion do dilte apo do tregohej. Pra imagjinoni, kishin vënë në përgjim gjithë strukturat e shtetit, çdo strukturë që këta mendonin që nuk e kontrollonin. Tani opozitë, gazetarë e të tjerë e të tjerë, këta i kishin po e po.

Dhe prandaj është e rëndësishme që një hetim i SPAK-ut të shtrihet ndaj gjithë strukturës dhe të shihet në qoftë se realisht ka pasur persona të cilët... sepse ekziston edhe një informacion tjetër, që më 2023-shin një punonjës i SHISH-it i ka bërë një raport kryeministrit në të cilin e informon që Vlora Hyseni po përfshihej, po implikohej në tenderat e AKSHI-t.

Dhe thonë që ky informacion është zhdukur e tjerë e tjerë. Pra të gjitha këto do duhet që SPAK-u t'i verifikojë, t'i hetojë. Këto informacionet domethënë që synojnë ta trajtojnë këtë si një kështu... ngjarje sentimentale, romantike kështu me radhë, s'janë gjë tjetër veçse përpjekje, si me thënë, për ta dëmtuar, apo për ta cenuar seriozitetin dhe rëndesën që ka kjo si çështje, sigurisht. Po edhe këto informacione duhen trajtuar, po themi, një çikë më të kujdesshme, ndoshta në qoftë se edhe nga prokuroria e posaçme, nga gjykatat e posaçme, në mënyrë, po themi, që mos devijojnë vëmendjen e opinionit publik.

Që kuptohet në fakt nga njoftimi i SPAK-ut, por që nuk është e nënvizuar, kemi parasysh që Vlora Hyseni po hetohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Neni 302, fraksion 2, që ka të bëjë me përkrahjen e autorit të krimit, pra është vepra penale 'përkrahja e autorit të krimit'. Paragrafi 2 thotë: kur kjo ka ndodhur në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Pra, Vlora Hyseni ka vërtet veprën penale përkrahja e autorit të krimit, nxjerrja e të dhënave dhe informacioneve sekrete, por duke qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Pra ka qenë një prej hallkave, e cila ka ndihmuar grupin e strukturuar kriminal. Deri më tani duket, sipas hetimeve të paktën deri më tani, po themi gjithçka është qendërzuar rreth Ergys Agasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco