Kronikë
Dëmtoi pyjet,ndalohet nga policia zjarrvënësi i qëllimshëm në Gjirokastër
Policia në Gjirokastër ka ndaluar autorin e dyshuar të një vatre zjarri.
Sipas policisë lokale u identifikua dhe u procedua penalisht 1 shtetas i dyshuar për zjarrvënie në pyje-kullota.
Përgjatë ditëve të fundit në rrethinat e disa fshatra të Gjirokastrës janë regjistruar zjarre problematikë,të cilët kanë rrezikuar shtëpitë dhe pasurinë materiale të banorëve.
Dyshohet se këto zjarre kanë qenë të qëllimshme ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për shuarjen e tyre.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




