Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çfarë strategjie mund të ndjekë Kosova për apelin në Hagë? Ekspertët propozojnë disa hapa

    Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv për rikthimin e Turqisë

    Borxhi botëror arrin rekord, kalon 365 trilionë dollarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Çfarë strategjie mund të ndjekë Kosova për apelin në Hagë? Ekspertët propozojnë disa hapa
    Kosovë

    Çfarë strategjie mund të ndjekë Kosova për apelin në Hagë? Ekspertët propozojnë disa hapa

    September 24, 2026

    Tetë ditë pas dënimit me një total prej 81 vitesh burgim të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, protestat kundër vendimit të shkallës së parë dhe thirrjet për hartimin e një strategjie shtetërore për apelimin e tij po intensifikohen.

    Qeveria e Kosovës është zotuar se do të hartojë një strategji për këtë proces, por ende nuk ka bërë të ditur se cilat do të jenë konkretisht hapat që do të ndërmerren. Sipas njohësve të zhvillimeve politike, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kjo strategji nuk duhet të kufizohet vetëm te financimi i ekipeve të mbrojtjes, por të përfshijë edhe ekspertizë vendëse e ndërkombëtare, si dhe një angazhim të koordinuar diplomatik.

    Strategji përtej financimit të apelit

    Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk ka dhënë ende detaje se si do të organizohet strategjia për apelimin e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

    Zyra e Kurtit nuk iu është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me përmbajtjen e kësaj strategjie. Më 19 shtator, megjithatë, Kurti kishte deklaruar se nevojitet pajtueshmëri për një reagim sa më efikas ndaj aktgjykimit, si në drejtim të mbështetjes së ekipeve të mbrojtjes në procesin e apelit, ashtu edhe në planin diplomatik.

    Sipas Donika Eminit nga Grupi Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, strategjia duhet të përfshijë institucionet e vendit dhe opozitën, ndërsa koordinimi i saj duhet të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë.

    Deri tani, kjo ministri nuk ka dhënë një qëndrim të detajuar lidhur me aktgjykimin apo përmbajtjen e ndonjë strategjie. Ministrja Donika Gërvalla është përballur ndërkohë me kritika gjatë protestave të zhvilluara në Prishtinë, ku një prej kërkesave të protestuesve ka qenë edhe shkarkimi i saj.

    Ekspertizë vendëse dhe ndërkombëtare

    Përtej rolit të Ministrisë së Drejtësisë, ekspertët sugjerojnë krijimin e një mekanizmi të qartë koordinues mes institucioneve të Kosovës, ekipeve të mbrojtjes, ekspertëve dhe përfaqësuesve të vendit jashtë Kosovës.

    Sipas tyre, një strukturë e tillë do të mundësonte ndarjen e qartë të përgjegjësive, duke përcaktuar se kush merret me dokumentet, kush koordinon ekspertizën dhe kush është përgjegjës për komunikimin diplomatik.

    Ilir Deda sugjeron angazhimin e ekspertëve nga fusha të ndryshme, përfshirë juristë të së drejtës ndërkombëtare, historianë, arkivistë, ekspertë ushtarakë dhe studiues të dokumenteve. Sipas tij, këta ekspertë do të mund të ndihmonin ekipet e mbrojtjes në identifikimin dhe analizimin e materialeve ekzistuese.

    “Roli i tyre nuk është ta rishkruajnë historinë apo të krijojnë fakte të reja, por të ndihmojnë mbrojtjen të gjejë dhe ta kuptojë materialin ekzistues”, është shprehur Deda.

    Ai vlerëson se prioritet duhet t’u jepet juristëve me përvojë konkrete në procedurat e apelit përpara gjykatave penale ndërkombëtare.

    “Apeli nuk është përsëritje e gjykimit. Ai duhet të identifikojë saktësisht gabimet juridike që e bëjnë aktgjykimin të paqëndrueshëm, gabimet faktike që kanë shkaktuar padrejtësi, si dhe gabimet në përcaktimin e dënimit”, ka theksuar ai.

    Sipas Dedës, kjo nënkupton që mbështetja e institucioneve duhet t’u përshtatet nevojave të ekipeve të mbrojtjes dhe standardeve procedurale të apelit, ndërsa vendimmarrja për argumentet dhe strategjinë juridike duhet t’u mbetet avokatëve mbrojtës.

    Donika Emini, nga ana tjetër, e sheh ekspertizën ndërkombëtare edhe si një element të rëndësishëm për dimensionin diplomatik dhe komunikimin me partnerët ndërkombëtarë.

    “Për ta vendosur rastin në një kontekst më të gjerë dhe për të pasur diskutime mbi vetë mënyrën se si është trajtuar ky proces, pa e reduktuar çdo diskutim në tensionet politike që ekzistojnë brenda Kosovës”, është shprehur Emini.

    Viktimat dhe diplomacia

    Trupi gjykues në Hagë i shpalli katër ish-krerët e UÇK-së përgjegjës penalisht për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor dhe torturimin e qindra personave, si dhe për vrasjen e 96 njerëzve.

    Në këtë kuadër, Deda thekson se Kosova duhet të përdorë diplomacinë për të bërë të qartë se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar. Sipas tij, përgjegjësia penale e individëve nuk duhet të shndërrohet në faj kolektiv ndaj UÇK-së, luftës çlirimtare apo shtetit të Kosovës.

    Në të njëjtën kohë, ai nënvizon se mbështetja për procesin e apelit nuk duhet të shoqërohet me mohimin e vuajtjeve të viktimave.

    “Respekti për viktimat nuk e dobëson mbrojtjen; përkundrazi, ia shton kredibilitetin”, ka thënë Deda.

    Edhe Emini e konsideron diplomacinë pjesë të rëndësishme të çdo strategjie të ardhshme, por thekson se ajo duhet të zhvillohet në mënyrë të koordinuar dhe të kujdesshme.

    “Diplomacia nuk është thjesht të shkosh në çdo takim dhe të thuash se nuk pajtohesh me aktgjykimin dhe se gjykata ka gabuar”, ka deklaruar ajo.

    Emini kritikon gjithashtu atë që e konsideron si mungesë të angazhimit të mjaftueshëm të Qeverisë në këtë drejtim, duke argumentuar se institucionet do të duhej të kishin investuar më herët në krijimin e një diskutimi ndërkombëtar rreth procesit që nisi me arrestimin e katër ish-krerëve të UÇK-së në vitin 2020.

    Sipas saj, qëllimi nuk do të duhej të ishte ushtrimi i presionit mbi gjykatën, por ndjekja dhe analizimi serioz i procesit në qarqet juridike, akademike dhe politike ndërkombëtare.

    Në këtë fazë, një strategji shtetërore për apelimin do të përfshinte, sipas propozimeve të ekspertëve të cituar nga REL, koordinimin institucional, mbështetjen e ekipeve të mbrojtjes, sigurimin e ekspertizës juridike dhe historike, si dhe një qasje më të organizuar diplomatike, ndërsa argumentet konkrete juridike të apelit do të mbeteshin përgjegjësi e ekipeve të mbrojtjes.

    Hagë kosova strategjie
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çfarë strategjie mund të ndjekë Kosova për apelin në Hagë? Ekspertët propozojnë disa hapa

    September 24, 2026

    Erdogan: Jam i bindur se do t’i marrim F-35, Trump është pozitiv për rikthimin e Turqisë

    September 24, 2026

    Borxhi botëror arrin rekord, kalon 365 trilionë dollarë

    September 24, 2026

    Trump pret Xi në Shtëpinë e Bardhë: Krenar për raportin me Kinën, hapet një kapitull i ri

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.