Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasadorja e Izraelit mbyll misionin në Shqipëri, kryeministri Edi Rama e nderon me Yllin e Mirënjohjes Publike (NGJARJA TE VILA E KUQE)

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadorja e Izraelit mbyll misionin në Shqipëri, kryeministri Edi
Ambasadorja Galit Peleg dhe kryeministri Edi Rama

Galit Peleg, diplomate dhe ambasadore e Izraelit në Shqipëri, ka përfunduar misionin diplomatik në vendin tonë dhe është nderuar nga kryeministri Edi Rama me “Medaljen (Yllin) e Mirënjohjes Publike”.

Deri më sot nuk ka pasur një njoftim për një ngjarje të tillë, por pamjet janë publikuar nga faqja "Izraeli në Shqipëri" dhe bëhet me dije se diplomatja është në përfundim të misionit të saj.

Newsbomb.al mëson se ceremonia është zhvilluar në ambientet e Vilës së Kuqe dhe medalja për Galit Peleg është ndarë në shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e saj në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Ambasadorja e Izraelit mbyll misionin në Shqipëri, kryeministri Edi
Ambasadorja e Izraelit mbyll misionin në Shqipëri, kryeministri Edi Rama e nderon me Yllin e Mirënjohjes Publike

"Kjo platformë në rrjetet sociale, është e verifikuar dhe shërben për t'u dhënë zë ngjarjeve që lidhen me komunitetin izraelit në Shqipëri, si dhe për të afruar ngjarjet në Izrael, me komunitetin që është vendosur në vendin tonë.

Ishte një nder i veçantë për Ambasadoren Galit Peleg të merrte “Medaljen e Mirënjohjes Publike” nga Kryeministri i Shqipërisë, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkushtimin e saj në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

Marrja e kësaj medaljeje, në përfundim të misionit të saj diplomatik në Shqipëri, përbën një vlerësim domethënës për kontributin e saj dhe për marrëdhëniet e ndërtuara gjatë viteve të shërbimit.

Ambasadorja Peleg largohet nga Shqipëria me mirënjohje dhe me kujtime të veçanta për ngrohtësinë, miqësinë dhe bashkëpunimin që ka përjetuar gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri. Faleminderit, Shqipëri", thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese