web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Dhjetëra delegatë braktisin sallën e OKB-së sapo Netanyahu merr fjalën

24 Shtator 2026, 20:27, Kosova & Bota CNA

FOTO/ Dhjetëra delegatë braktisin sallën e OKB-së sapo

Dhjetëra delegatë kanë braktisur sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sapo kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ngjit në podium për të marrë fjalën.

FOTO/ Dhjetëra delegatë braktisin sallën e OKB-së sapoFOTO/ Dhjetëra delegatë braktisin sallën e OKB-së sapoFOTO/ Dhjetëra delegatë braktisin sallën e OKB-së sapo

Përpara se të fillonte fjalimin e tij, kryeministri i Izraelit tha: "Nëse ka ndonjë frikacak tjetër moral që nuk është larguar ende nga kjo sallë, ju lutem ta bëni tani."

Gjatë fjalës së tij, Netanyahu tha se të gjithë do të ishin të vdekur nëse Izraeli dhe SHBA-të nuk do ta sulmonin Iranin dhe nuk do të shkatërronin objektet bërthamore të Iranit.

Netanyahu tha se shënjestrimi i Iranit ishte një nga vendimet më të lehta që kishte marrë si kryeministër. Ai më pas pretendoi se Izraeli po mbronte shumë nga vendet delegatët e të cilëve u larguan nga salla.

Udhëheqësi izraelit i akuzoi këto vende për "hipokrizi", sepse sipas tij shumë nga udhëheqësit e tyre i kanë falenderuar privatisht që shkatërruan armët bërthamore të Iranit. /CNA





Lajmet e fundit nga