AKTUALITET /

"150 euro për një orë. Kemi shumë vajza"/ Zbardhen bisedat, eskortat bëjnë namin në Shqipëri. Ja qytetet e preferuara

Fotografitë e vajzave përdoreshin për t'u prezantuar klientëve, ndërsa takimet organizoheshin në apartamente të marra me qira ditore ose mujore.

Shkruar nga Versus

"150 euro për një orë. Kemi shumë vajza"/ Zbardhen

Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet ku është evidentuar prostitucioni më shumti në të cilën janë përfshirë shtetase nga vende të ndryshme, përfshirë Brazilin, Kolumbinë, Vietnamin, Kinën, Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Gazetarët investigativë të "Piranjave", kanë kontaktuar drejtpërdrejt me persona që ofrojnë këto shërbime, duke dokumentuar edhe tarifat. Sipas komunikimeve të publikuara, çmimet varionin nga 50 deri në 150 euro, në varësi të shërbimit.

Kontakti me klientët realizohej kryesisht përmes telefonit dhe aplikacioneve të komunikimit. Fotografitë e vajzave përdoreshin për t'u prezantuar klientëve, ndërsa takimet organizoheshin në apartamente të marra me qira ditore ose mujore.

Në një prej komunikimeve të dokumentuara gjatë investigimit, një person që ofronte shërbimet deklaron se tarifa ishte 150 euro për një orë dhe se kishte edhe vajza të tjera në dispozicion.

Në një prej kontakteve të realizuara nga gazetarët, biseda zhvillohet si më poshtë:

Gazetari: Mirëmëngjesi. Çfarë gocash keni? Ku mund t’i shikoj?

Eskorta: 150 euro për një orë.

Gazetari: A keni vajza të tjera?

Eskorta: Po, kemi shumë vajza të tjera. Dëshironi të vini?

Gazetari: A keni vajzë bionde?

Eskorta: Po kemi, shikoje në foto

"150 euro për një orë. Kemi shumë vajza"/ Zbardhen

 

 

Poll