E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë, 51-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë në një kantier ndërtimi në Itali (EMRI)

Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë. Sipas mediave italiane, 51-vjeçari Altin Kokiçi është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes, në një kantier ndërtimi ku po zhvillohen punime rikonstruksioni në një ndërtesë.

Mediat raportojnë se Kokiçi ishte pronar i një kompanie të specializuar për ndërtimin e mureve në Sossano, në provincën e Vicencës. Dyshohet se ai ka rënë në hapësirën e ashensorit dhe ka vdekur si pasojë e rënies.

Vendndodhja e tij u përcaktua përmes sinjalit të celularit, i cili tregonte se 51-vjeçari ndodhej ende pranë kantierit.

Policia mbërriti në objekt dhe, pasi telefonoi në numrin e tij, arriti të lokalizonte hapësirën e ashensorit, ku u gjet trupi i pajetë.

Reklamë

Në vendngjarje shkuan edhe ekipet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.