Gazetari Ferhati zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e zhvilluar këtë të enjte në GJKKO lidhur me rastin e ish-drejtoreshës së shërbimit informativ shtetëror, Vlora Hyseni. Ferhati u shpreh se Hyseni është lënë në arrest shtëpiak teksa shtoi se ajo ka deklaruar se nuk i ka dhënë në dispozicion Ergys Agasit materiale të karakterit sekret shtetëror.
“U zhvillua verifikimi i kushteve për zbatimin e masës së sigurisë për të tre personat e ekspozuar në këtë procedim penal. Për Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e shërbimit informativ shtetëror, ra masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre apo funksioni publik për shkak se ajo është shkarkuar tashmë nga detyra.
Mbeti në fuqi masa e “arrestit në shtëpi”. Zonja Hyseni e ka folur vetë para gjyqtares dhe prokurorëve të SPAK në seancë. Po ashtu edhe avokati i saj Kastriot Selita ka kërkuar një masë më të butë sigurie, por që është refuzuar nga ana e gjykatës.
Nga ana tjetër ajo sipas informacioneve ka deklaruar që nuk i ka dhënë në dispozicion Ergys Agasit materiale të karakterit sekret shtetëror, ndërkohë që bie në kontraditë kjo dhe me deklarimin e saj të premten e kaluar si person në dijeni para se të rendohej pozita e saj penale si person nën hetim dhe vendosje e masës së sigurisë.
Sepse ajo ka ngritur një alibi fillimisht që e ka patur të rekrutuar apo bashkëpunëtor Ergys Agasin, ndërkohë që për dy personat e tjerë është zbuluar edhe se çfarë ë veprimesh konkrete kanë kryer ata në raport me Ergys Agasin.
Kështu sa i takon shefit të laboratorit të policisë shkencore, ai dyshohet nga SPAK se i ka dërguar Agasit gjatë kohës që ai ishte në arrati materialet dhe konkluzionet që kanë dalë në laboratorin e policisë shkencore në raport me nëntë dokumentat që janë sekuestruar Agasit në automjetin e tij në muajin korrik.
Pra, para se SPAK të merrte konkluzionet e policisë shkencore, më pari ka marrë Ergys Agasi nëpërmjet komunikimeve me shefin, përgjegjësin e sektorit në Institutin e Policisë Shkencore.
Ndërkohë që Embro Sulejmani, dyshohet nga SPAK se e ka furnizuar me ushqim gjatë kohës që Ergys Agasin ka qenë në arrati. Kjo ka qenë pak a shumë ajo çfarë ka ndodhur sot në gjykatë me gjithë skandalin në hyrje dhe pompozitetin dhe tentativën për të shantazuar edhe Klodiana Lalën”, tha ai.
Dita e 117-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
Aksident me dy të plagosur në aksin Vlorë-Orikum, përplasen dy automjete në Jonufër
GJKKO la në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
- 21:07 Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet
- 21:02 Rezerva Federale e SHBA-së propozon rregulla të reja për stablecoin-in
- 21:01 Izraeli miraton ndërtimin e 567 njësive të reja të paligjshme të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar
- 20:54 Macron: CIA nuk e paralajmëroi Francën për sulme të mundshme me dronë rusë
- 20:34 Në OKB, 80 vende kërkojnë rihapjen e Hormuzit, dënojnë sulmet e Iranit dhe Huthit
- 20:27 Po mbante fjalimin Netanyahu, dhjetëra diplomatë u larguan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (VIDEO)