Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Vlora’ që rrëzoi ‘Ismail Qemalin’

Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:37, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët kanë përmbyllur fjalimet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke nisur marshimin tashmë të përnatshëm nëpër rrugët e Tiranës.

Gjatë fjalimeve të mbajtura, protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë shfaqur revoltën e kritikat në drejtim kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Aksioni i revoltës qytetare do të vijojë me marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët e shumtë kanë nisur marshimin drejtuar pikës qendrore të kryeqytetit, duke brohoritur njëzëri thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve”, “Arrestoni Ramën”, ‘Shteti i rënë’ etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco