
Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u mor sot në pyetje për 1 orë e 30 minuta, në kuadër të hetimeve të SPAK.
Hyseni ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe ka kërkuar që telefoni i saj, i sekuestruar në kuadër të hetimit, të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë.
Ish-kreu i SHISH, ka pretenduar gjithashtu se gjatë kohës që ka drejtuar SHISH nuk ka dalë prej saj asnjë dokument i klasifikuar.
Në seancë janë paraqitur edhe dy personat e tjerë të dyshuar në këtë çështje.
mbro Sulejmani, i punësuar si kamarier në një subjekt privat, ka mohuar përfshirjen në ndonjë krim, duke deklaruar se e njihte Ergys Agasin, pasi të dy janë nga Durrësi, dhe se e kishte ndihmuar me ushqim.
Ndërkohë, përgjegjësi i Policisë Shkencore, Fation Kalloshi, sipas Hoxhës, ka deklaruar se nuk mban mend të ketë dërguar informacione në telefonin e Agasit.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe SPAK ka rikujtuar ndalimin e shpërndarjes së të dhënave të administruara gjatë saj.
Pas përfundimit të seancës, gazetarët qëndruan jashtë ambienteve të SPAK dhe i drejtuan pyetje Hysenit lidhur me hetimin. Sipas Hoxhës, ish-drejtorja e SHISH nuk ka dhënë përgjigje dhe është larguar në heshtje nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme./Versus.al

