Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

24 Shtator 2026, 22:05Politika TEMA
Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet

“Batoni, që është edhe një nga rekomanduesit kryesorë ose dorëzani i saj, shkruante shkrimin se Vlora e kishte dashurinë në funksion të shërbimit, e dëgjoni se çfarë marrëzirash? Në mënyrë që ta kanalizojë te historia rozë”.

Kjo ishte deklarata e kryedemokratit, Sali Berisha, për gazetarët nga ambientet e jashtme të Parlamentit, duke akuzuar Haxhiun se “ka sjellë në Shqipëri” Hysenin.

Analisti i është përgjigjur Berishës nga studioja e emisionit “Opinion”, TV Klan, këtë të enjte, 24 shtator, duke u shprehur se janë “përralla” të kryedemokratit. Ai e mohon kategorikisht diçka të tillë dhe thekson se nuk e ka takuar ndonjëherë Hysenin.

“Dua ti përgjigjem njeriut i cili… ai njeriu i cili del në konferencë për shtyp, kryetari i përjetshëm i PD, atij nuk i del asgjë. Ai ka natyrën e rrëfimit shpifësë. Nuk e di se sa njerëz të Kosovës vijnë në Shqipëri ose janë të emeruar në qeveri, e të thonë se Baton Haxhiu i ka sjellë. Asnjëri, asnjë të vetëm. As nuk e kam sugjeruar, as nuk e kam sjellë. As nuk e kam takuar ndonjëherë. As emrin Vlora Hyseni. Vlora Hysenin për herë të parë emrin e saj e kam dëgjuar kur është emëruar këshilltare e Edi Ramës. As e kam dëgjuar, as e kam takuar”, tha ai.

Lini një Përgjigje