"Ku është presidenti?"/ Beçi: Piramida e sigurisë së shtetit ka rënë
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...

Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.
I ftuar në Syri TV, Beçi u shppreh se kjo është hera e parë që në Shqipëri arrestohet një shef inteligjence kur është në detyrë.
Ndër të tjera, Beçi ngriti pyetjen se ku është presidenti i Republikës, pasi sipas tij Këshilli i Sigurimit Kombëtar duhet të ishte mbledhur që ditën e sotme. Ai tha se piramida e sigurisë së shteti është rrëzuar dhe shkërmoqur totalisht.
“Është hera e parë që në Republikën e Shqipërisë një shef inteligjence arrestohet kur është në detyrë. Kemi patur ushtrim të ndjekjes penale ndaj disa ish-shefave të inteligjencës në Shqipëri, por asnjëri nuk ka qenë në detyrë dhe asnjëri nuk është hetuar për vepra penale të drejtpërdrejta për shkak të detyrës. Më i fundit ka qenë Fatos Klosi, i cili tre muaj pasi ishte shkarkuar është hetuar nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorime detyre në lidhje me shpërdorimet e fondeve, nuk kishte lidhje me thelbin pse funksionon shërbimi i inteligjencës. Pra, është rasti i parë dhe unikal. Dhe duke qenë rasti i parë dhe unikal, vlen të theksojmë dhe të hedhim në analizë diçka shumë më të rëndësishme: Ku është Presidenti i Republikës? Në rast se kjo situatë do ndodhte në kohën kur ishte president Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, nuk do kishim një situatë të tillë.
Minimalisht Këshilli i Sigurimit sot do ishte mbledhur dhe do diskutonte çfarë po ndodh në Shqipëri kur rasti i parë shefi i inteligjencës arrestohet. Pika e dytë: cenohet piramida e sigurisë. Një shtet funksionon nëpërmjet sigurisë. Një shtet nuk funksionon me Ministrinë e Kulturës, nuk funksionon me shërbimet e hapura të agjencive ligjzbatuese. Shërbimet inteligjente që janë shërbimet e mbyllura të agjencive ligjzbatuese janë truri i një shteti. Dhe duke u cenuar shefi i inteligjencës, cenohet e tërë piramida e informacionit, që është një informacion shumë delikat, një informacion që duhet ta themi këtu, furnizon rrugët e Tiranës me thashetheme, sepse i tillë është shërbimi inteligjent, të paktën në Shqipëri se vjen nga një trashëgimi e sigurimit të shtetit, furnizon Policinë e Shtetit me informacione të dobishme dhe në fund furnizon tërë prokuroritë, si Prokurorinë e Posaçme dhe prokuroritë e tjera, me informacione të cilat nesër kthehen në prova. Dhe kjo piramidë sot që flasim ne ka rënë, është rrëzuar dhe është shkërmoqur, se kreu i piramidës është shefi i inteligjencës", u shpreh Eugen Beçi. /CNA
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka votuar pro ndryshimeve të...
Ka nisur protesta e 117 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me shantazhet e b...
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar pasditen e sotme, lajm...
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, në...
Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim serioz për sh...
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me shantazhet e ...
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me arrestin ...
Këtë të enjte është vendosur të shtyhet sërish gjyqi ndaj ...
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër në Kuve...
Pas rreth dy orësh e gjysmë Vlora Hyseni ka dalë nga ambie...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para mediave se t...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Ergys Agasi me...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pa...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar ashpër sh...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jonufër...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kr...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në fshati...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Dhjetëra delegatë kanë braktisur sallën e Asamblesë së Për...
Një kompani amerikane që i ofroi Pentagonit dhe agjencive ...
Një total, prej 781 personash kanë kaluar Kanalin Anglez m...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...
Pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga kompanitë e siguri...
Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka ësht...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rrit...