Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Brad Pitt shkëlqen në tapetin e kuq me partneren 29 vite më të re, Ines de Ramon mahnit me look-un

    Bllokohen specat dhe açuget shqiptare, Itali dhe Kroaci zbulojnë nivele të larta ndotësish

    Të huajt blejnë më pak prona në Shqipëri, por investimet e huaja rriten me 50%

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Bllokohen specat dhe açuget shqiptare, Itali dhe Kroaci zbulojnë nivele të larta ndotësish
    Aktualitet

    Bllokohen specat dhe açuget shqiptare, Itali dhe Kroaci zbulojnë nivele të larta ndotësish

    September 24, 2026

    Problemet me sigurinë ushqimore prekin sërish produktet shqiptare të eksportuara në vendet e Bashkimit Evropian. Këtë herë bëhet fjalë për açuge të bllokuara në Itali për shkak të niveleve të larta të histaminës dhe speca të kuq të ndaluar në Kroaci për shkak të pranisë së një insekticidi mbi kufijtë e lejuar.

    Në Itali është bllokuar një sasi açugesh të eksportuara nga Shqipëria, pasi analizat kanë evidentuar prani të lartë të histaminës, një substancë që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore në rast të konsumit në nivele të larta.

    Sipas të dhënave të publikuara, produkti ishte eksportuar nga kompania shqiptare “Poseidoni” dhe është zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane të sigurisë ushqimore në një supermarket. Analizat kanë treguar një përqendrim prej 800 mg/kg histaminë, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 400 mg/kg.

    Pas konstatimit të problemit dhe publikimit të rezultateve të analizave, produkti është tërhequr nga tregu italian.

    Ndërkohë, edhe autoritetet kroate kanë bllokuar një tjetër ngarkesë me produkte bujqësore shqiptare. Bëhet fjalë për 3427 kilogramë speca të kuq, të cilët kanë rezultuar me prani të lartë të insekticidit Flonicamid.

    Sipas të dhënave të raportuara, prodhimi është kultivuar në fshatin Mollas të Elbasanit. Flonicamidi përdoret në bujqësi për luftimin e disa dëmtuesve të bimëve, përfshirë mizën e bardhë dhe morrat e bimëve.

    Analizat laboratorike kanë evidentuar një prani prej 0.8 mg/kg të kësaj substance në specat e kuq, ndërsa për këtë produkt prania e saj duhet të jetë zero, sipas të dhënave të referuara në njoftimin e sistemit të kontrollit.

    Edhe pse Flonicamidi është një preparat i lejuar për mbrojtjen e bimëve, prania e mbetjeve të tij në produkt mund të lidhet me mosrespektimin e periudhës së karencës, pra kohës që duhet të kalojë nga përdorimi i pesticidit deri në vjeljen e produktit.

    Kjo është ngarkesa e katërt me speca të bllokuar nga Kroacia gjatë këtij muaji, sipas të dhënave të raportuara.

    Rastet e përsëritura të bllokimit të produkteve shqiptare për shkak të problemeve të sigurisë ushqimore ngrenë pikëpyetje për respektimin e standardeve gjatë prodhimit dhe kontrollin e produkteve para eksportit.

    Ndërkohë, problematikat e tilla mund të kenë pasoja edhe për fermerët e tjerë shqiptarë, pasi rastet e evidentuara në tregjet europiane ndikojnë në perceptimin dhe kërkesën për produktet shqiptare, duke krijuar presion edhe mbi çmimet e prodhimeve bujqësore.

    ndotësish nivele shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Brad Pitt shkëlqen në tapetin e kuq me partneren 29 vite më të re, Ines de Ramon mahnit me look-un

    September 24, 2026

    Bllokohen specat dhe açuget shqiptare, Itali dhe Kroaci zbulojnë nivele të larta ndotësish

    September 24, 2026

    Të huajt blejnë më pak prona në Shqipëri, por investimet e huaja rriten me 50%

    September 24, 2026

    U arrestua në Rusi, zbulohet portreti i Shpëtim Aliut, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

    September 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.