Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha ndjek emisionin dhe zbulon kush e solli Vlora Hysenin në Shqipëri për të drejtuar Shërbimin Informativ

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha ndjek emisionin dhe zbulon kush e solli Vlora Hysenin në
Lideri demokrat Sali Berisha

Lideri demokrat Sali Berisha ka bërë një reagim të menjëhershëm në llogarinë e tij, duke treguar se personi që ka bekuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, ka qenë pikërisht Baton Haxhiu.

Këtë, Berisha e ka deklaruar dhe shumë kohë më parë dhe moderatori i "Opinion" Blendi Fevziu ia ka paraqitur sonte gazetarit, ndërsa ai mohoi çdo deklaratë të ish-kryeministrit.

Ai këmbëngul se Vlora Hyseni, pas shkarkimit nga detyra në Kosovë për shkak të akteve të saj, sipas mediave, për shkarkimin e bazës së të dhënave të shërbimit informativ të Kosovës dhe dorëzimin e tyre shërbimit inteligjent të Beogradit, u emërua drejtore e SHISH.

"Fill pas emërimit të saj, sipas burimeve të pakontestueshme, ajo fluturoi në Beograd ku kaloi 10 ditë. Në fakt, rëndom flitet se kumbar i këtij emërimi ka qenë Baton Haxhiu, i cili për arsye ligjore është i detyruar të betohet se nuk e ka takuar asnjëherë", shkruan Sali Berisha.

Ndërkohë, në nisje të emisionit, gazetari Baton Haxhiu mohoi çdo aludim dhe tha se nuk ëhstë takuar kurrë në jetën e vetë me Vlora Hysenin, qoftë gjatë detyrës së saj në Kosovë dhe qoftë në Shqipëri.

Shënimi i plotë i liderit demokrat Sali Berisha:

Miq, sonte në "Opinion", drejtuesi i emisionit z. Blendi Fevziu, gjatë debatit kushtuar skandalit të shekullit rekordit më të zi në fushën e sigurisë në historinë e Shqipërisë, madje edhe të botës shtroi pyetjen: Kush e solli Vlora Hysenin?

Sa i zi është rekordi i arrestimit të saj, po kaq bizar, i paimagjinueshëm dhe unik në botë është edhe emërimi i saj në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, pas shkarkimit nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës nga detyra e zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit Informativ të Kosovës.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe, si rregull, nuk mund të ndodhë! Por fakti është se kjo ka ndodhur me Vlora Hysenin!

Logjika e vetme e këtij akti është se Vlora Hyseni, pas shkarkimit nga detyra në Kosovë për shkak të akteve të saj, sipas mediave, për shkarkimin e bazës së të dhënave të shërbimit informativ të Kosovës dhe dorëzimin e tyre shërbimit inteligjent të Beogradit, u emërua drejtore e Shërbimit Informativ të Shqipërisë nga patroni i përbashkët i Edi Ramës dhe Vlora Hysenit, Aleksandër Vuçiç. Fill pas emërimit të saj, sipas burimeve të pakontestueshme, ajo fluturoi në Beograd ku kaloi 10 ditë. Në fakt, rëndom flitet se kumbar i këtij emërimi ka qenë Baton Haxhiu, i cili për arsye ligjore është i detyruar të betohet se nuk e ka takuar asnjëherë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese