Deputeti i PD zbulon letrën që i ka çuar ish-kryetares së SHISH, Vlora Hysenit

24 Shtator 2026 | 22:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga përgjigjia që ka marrë nga ish-drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror, Vlora Hyseni lidhur me një letër që i ka dërguar më parë. Ai theksoi se ka marrë përgjigje lidhur me letrën e tij por për shkak se është informacion i deklasifikuar nuk mund të japë më shumë detaje.

“E kam pyetur dhe në mënyrë zyrtare. Jo, e kam pyetur dhe në mënyrë zyrtare me letër. Kam çuar një letër për të cilën më ka kthyer përgjigje. E kam pyetur edhe në komision. Përgjigjen unë nuk mund ta them sepse edhe ajo përgjigje është sekret për shkak të natyrës së punës që kishte zonja dhe institucioni.

Kishte përgjigje. Mund të them këtë, ju mund të kërkoni se nuk ka ndonjë sekret, por për shkak se nuk e kanë deklasifikuar unë s’mund ta shpjegoj.

Dhe rasti i komisionit, ku kemi diskutuar prej plot një orë. E vetmja gjë që mund të them unë për atë që s’ka ndonjë natyrë tjetër. Kishim kolegë që pyetjeve që kishim ne në lidhje, që kisha unë në lidhje me marrëdhënien e Vlora Hysenit me Gys Agasin, i përqeshnin.

Se i dukeshin si çmendurira dhe sot në fakt edhe tek Parlamenti, deklarova që ata të komisionit duhet të flisnin sot, anëtarët e partisë socialiste në Komision e Punëve të Brendshme.

Ata duhet të flisnin sot. Ne sot shkuam atje sepse kërkonim që Edi Rama të vijë, Parlamenti të mbajë përgjegjësi, të bëhet shpërndarja e parlamentit, të bëhemi gati për zgjedhjet e radhës. Ndërkohë, prokuroria duhet të bëjë detyrën e vet, të shikojë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Vidh edhe ti”, debat mes Kokës dhe Manjanit: Pse e bën personale?

Një debat i fortë me tone të larta ka shoqëruar përplasjen mes juristit Ylli Manjani dhe gazetarit Bledian Koka, të ftuar në emisionin Now me...
22:07 | 24/09/2026

“Shpirt fli rehat, krejt radarët për ty i mbyll”, Koka zbulon komunikimet e Vlora Hysenit me Agasin

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje të reja lidhur komunikimet e ish-drejtoreshës së shërbimit...
21:41 | 24/09/2026

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

Juristi Ylli Manjani, i ftuar këtë të enjte në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ka deklaruar se goditja e Ergys Agasit nga...
21:29 | 24/09/2026