Me tone të ashpra, analisti Enton Abilekaj e cilësoi një alarm ‘SoS’, të gjithë situatën që po ndodh me SHISH, pas arrestimit të drejtueses, Vlora Hyseni.
I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Abilekaj e konsideroi skandalin, gjëmën më të rëndë që i ka ndodhur vendin, me grupe kriminale shumë të rrezikshme që kanë kapur sigurinë kombëtare.
Po ashtu Abilekaj e cilësomn absurditet nëse Rama do të vijonte ende të ofrohej si alternativë udhëheqëse, pasi zgjidhja do të ishte dorëheqja e kryeministrit dhe krijimi i një qeveria tranzitore për t’i dhënë zgjidhje situtaës së rëndë që është krijura me Shërbimin Informativ Shtetëror.
Problemi është që kur, para se të vendosej drejtori i Shërbimit Informativ, aleatët tanë, partnerët tanë ndërkombëtarë merrnin pjesë në emërim. Pra uleshin me kryeministrin dhe diskutonin kandidaturat. Kur kryeministri lëshonte një kandidaturë që atyre nuk u jepte besim, ata e kundërshtonin. Mundoheshin që të mos zgjidhej dhe në përgjithësi ka ndodhur që kryeministrat në përgjithësi janë tërhequr kur ata kanë pasur vërejtje për një kandidaturë. Këto biseda janë bërë para se të dali kërkesa zyrtare e kryeministrit dhe nuk e kemi marrë vesh, por gjithmonë kështu ka ndodhur. Dhe në qoftë se kryeministri do tentonte ta çonte, ishte presidenca si një pengesë e cila sado të ishte presidenti i një partie me kryeministrin, prapë mbante balancat dhe dëgjonte gjithmonë partnerët. Problemi është që me Edi Ramën ne nuk kemi më presidencë. E para kjo, s'kemi një institucion të pavarur.
E dyta është që neve sot po shohim, dhe jo rastësisht po e shohim, që këtu kemi njerëz që në 2016-ën kanë qenë në detyrë dhe tani janë në detyrë dhe ka zbuluar nja 10 parcela kanabisi. Edhe u gënjye që ka qenë prokurori i Krimeve të Rënda dhe e di shumë mirë çfarë është bërë me kanabizimin e vendit me urdhër të kryeministrit. Që e ka thënë Arben Ahmetaj, që është me urdhër të kryeministrit dhe që ne e kemi kundërshtuar, e kemi me dëshmitarë. Ne thamë, çfarë ishte kjo gjëmë që na ndodhi? Sepse ne e akuzonim Sali Berishën si kryeministër para 2013-ës që e lejonte me qëllim Lazaratin. Jo organizonte... e lejonte me qëllim Lazaratin.
Dhe na erdhi një kryeministër që e organizonte! Një kryeministër që vuri policinë dhe gjithë shoqërinë në shërbim të mbjelljes dhe trafikimit të kanabisit. Krijoi modelin e punës së parave të lehtë, të gjithë njerëzve që punonin në bujqësi që e lanë bujqësinë. Korruptoi policinë... Dhe policët u bënë hamaj, jo kontrollues, po hamaj të trafikantëve të kanabisit. Ajo ishte gjëma e parë që i ndodhi Shqipërisë, me radarët që fikeshe si të vishnin... Me dy ministra të Sigurisë Kombëtare, i Brendshmi dhe i Mbrojtjes, që bashkëpunonin me trafikantët për të fikur radarët. Jepnin oraret ata dhe këta jepnin urdhrin, tani do kalojnë fikni radarët!
Dhe ne thamë atëherë ç'ishte kjo gjëmë që i ndodhi vendit, dhe ndoshta nuk kemi qenë ne të vëmendshëm, ndoshta mediat e kanë vlerësuar, ndoshta opozita e ka nënvlerësuar, ndoshta institucionet e pavarura e kanë nënvlerësuar. Dhe e lejuam që ky njeri që bëri atë gjëmë, të vazhdojë të qeverisë. Dhe ku jemi sot? Sot jemi në një gjëmë të padëgjuar. Sot kemi grupet kriminale më të rrezikshme të vendit, që kanë kapur sigurinë kombëtare të gjithën! Përqind përgjind, jo kanë kapur një element të sigurisë kombëtare, kanë kapur të gjithën! Më shumë akses kanë grupet kriminale, sesa kryeministri. Ai që ka detyrën e kryeministrit, se ai s'është kryeministër ai është kryebandit, në gjithë institucionet e sigurisë kombëtare. Në qoftë se ti i thua dy sekonda TIMS-in ta mbaronte punën për 5 minuta...
Ne kemi arritur në një gjëmë të padëgjuar, kjo duhet të na fusë frikën. Mund të ndodhë kjo? Unë nuk e di... Në këtë nivel jo. Dhe tani, pas kësaj gjëme, ka njerëz që diskutojnë akoma ore kush e ka përgjegjësinë. Këtu ka mbaruar çdo gjë. Ky njeriu që na e kanabizoi vendin dhe ne e lejuam të vazhdonte, ose s'mundëm dot ta largonim dhe e nënvlerësuam se thamë hajde se kjo është një episod i veçuar dhe nuk do ndodhë më, ky e ka pasur të linjën e vet të qeverisjes, filozofinë e vet të qeverisjes. Ky ka kriminalizuar vendin në qelizë, deri në kokë. Ne sot s'dimë ku është situata e sigurisë kombëtare. Sot parlamenti minimalisht duhet të bëjë mbledhje me dyer të mbyllura dhe të diskutojë çfarë është prekur nga kjo që ka ndodhur, çfarë të dhënash, çfarë databazash është prekur nga siguria kombëtare e këtij vendi dhe çfarë duhet të ndryshojë urgjent.
Imagjinoni sa vulnerabël ka qenë siguria kombëtare. Grupet kriminale kanë pasur akses. Një grup kriminal në Rusi, një grup kriminal në Serbi, mund të kërkonte të dhëna nga te grupet kriminale homologe që bashkëpunojnë për trafikun e drogës, a do ja jepnin këta apo jo? A ka ndodhur kjo? Ne nuk e dimë këtë. A na siguron njeri që kjo s'ka ndodhur? Po si mundet ta pranosh më këtë ekzistencë të një shteti, akoma? Po sikur të ndodhë që ky njeri të vazhdojë të qeverisë akoma, ku do na çojë më?
Ore kupton, ne nuk e dimë te cili bandit do na vijnë radha të qeverisemi. Kush do na e marrë pushtetin, kush do na i marrë të dhënat tona. Ne kujtojmë se kemi, ne nuk kujtojmë fare se e dimë, por shumica e shqiptarëve kujtojnë se futen te e-Albania dhe kanë një llogari personale që nuk ja di njeri... Ja dinë këta more! Të gjithë grupet kriminale e kanë aksesin për dy minuta. Qytetarët shqiptarë që lëvizin nga Shqipëria nuk e ka njeri TIMS-in. E kanë këta në dorë, e kishin këta! Kadastrën e pronave e kishin këta. Për çdo qytetar shqiptar!
Këtu ka një bashkë-ekzistencë, pra ne jemi në fazën që nuk e di se çfarë mund të bëjmë. Nuk duhet të na zinte vendi... Jemi në një alarm SOS! Që nuk diskutohet që kryeministri duhet të kthehej, mundësisht të jepte dorëheqjen dhe të vendosej një qeveri tranzitore për të zgjidhur këtë çështje! Sepse nuk mund ta ketë ai kryeministër më të drejtën për ta zgjidhur këtë gjë, se ai është krijuesi i kësaj gjëje. Ai është njeriu që e la në dorë të krimit me koshincë të plotë këtë gjë. E përdori, pra ne nuk kemi rrugëdalje sot. Dhe imagjino oferta që kemi ne është që të vazhdojë ky.
© SYRI.net
‘Nesër më shumë!’/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët s’dorëzohen deri në dorëheqjen e Ramës
VIDEO/ Hoxha: Çfarë zbulon skandali i Vlora Hysenit për ‘rrethin’ e Ramës, ‘po shkatërrohet shteti’
Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari