Pas marshimit në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë përmbyllyr protestën e 117-të kundër qeverisë.
Në mbyllje të tubimit, protestuesit thirrën “Nesër më shumë”.
Qytetarët edhe këtë të enjte, e nisën protestën nga Sheshi Skënderbej.
Më pas, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Bënë thirrje për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria, duke thënë se kreu i qeverisë është përgjegjës për të gjitha skandalet që po ndodhin.
Revolta qytetare është rritur ndjeshëm pas skandalit të fundit, ku në qendër ka qenë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, e akuzuar se ka përkrahur Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.
Ata kërkojnë përgjegjësi për situatën, ndërsa prej kohësh kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në fund, thirrën “Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”.
Me flamuj në duar dhe pankarta të shumta, qytetarët përmes thirrjeve e këngëve kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë.
Përgjatë marshimit ata thirrën “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë narko-shteti”, “Ju erdhi fundi”.
© SYRI.net
VIDEO/ Hoxha: Çfarë zbulon skandali i Vlora Hysenit për ‘rrethin’ e Ramës, ‘po shkatërrohet shteti’
Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Skandali SHISH/ ‘Jemi në alarm SOS’, Abilekaj: Rama të japë dorëheqjen, të krijohet qeveri tranzitore...