web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala"/ Përplasja e ashpër mes Lalës dhe analistit

24 Shtator 2026, 22:20, Aktualitet CNA

"Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala"/

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes gazetares Klodiana Lala dhe analistit Albatros Rexhaj.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, debate mes tyre ka nisur ndërsa Lala fliste për shantazhin e bërë nga ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Në një moment, Rexhaj ngriti pyetjen “përse duhet të besojmë ty dhe jo Vlorën”. Në debatin mes tyre ka ndërhyrë dhe drejtuesi i emisionit, gazetari Blendi Fevziu.

Pjesë nga debati:

Rexhaj: Gjykata ka një urdhër sot…

Lala: Atë agjenten tëndë mbaje aty se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem kur flas unë mos guxo të ndërhysh.

Rexhaj: Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës. Ej jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh. (I kthehet Fevziut) Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua smë rreh dot askush, ti e mormalizove.

Fevziu: Po më the “or ti” del përjashta. Çohu dhe dil jashtë.

Rexhaj: Ti e normalizove o shok.

Lala: Mos më beso nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.

Rexhaj: Të dyja mund të jenë të vërteta, ajo kriminele dhe ti agjente. /CNA





Lajmet e fundit nga