web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova e nis me fitore Ligën e Kombeve, ndaj Irlandës vendos Muriqi

24 Shtator 2026, 22:37, Sport CNA

Kosova e nis me fitore Ligën e Kombeve, ndaj Irlandës vendos Muriqi

Kosova e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën e Kombeve. “Dardanët” triumfuan 1-0 ndaj Irlandës në Prishtinë, në duelin e parë në Ligën B.

Vendimtar ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.

Sulmuesi realzoi me kokë në minutën e 83-të, duke shtyrë në rrjetë një top të kthyer në zonë nga tranversa.

Këtë avantazh, Kosova e ruajti deri në fund, për të marrë tri pikët e para në grup.

Më herët, “Dardanët” dominuan ndeshjen, duke krijuar disa mundësi shënimi.

Në pjesën e parë, Muriqi ishte i pafat, teksa pa gjuajtjen e tij të largohej mbi vijën fatale nga njëri prej mbrojtësve irlandezë.

Ky sukses, e ngjit Kosovën në vendin e parë me 3 pikë, duke lënë pas Austrinë e cila ndodhet në kuotë të barabartë pikësh, pasi mposhti 3-1 Izraelin. 

Pikërisht me këta kundërshtarë do të luajë Kosova në dy takimet e radhës.

Më 27 shtator, skuadra e Franco Fodas, do të luajë në transfertë me Austrinë.





Lajmet e fundit nga