Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në ’Çim Peka LIVE’ zhvillimet e fundit që lidhen me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, duke i vendosur ato në një panoramë më të gjerë të mënyrës se si, sipas tij, funksionon pushteti i Edi Ramës.
Hoxha tha se zhvillimet e fundit tregojnë se ‘gurët po bien me radhë’ dhe se Vlora Hyseni është pjesë e një rrethi më të gjerë pushteti. Më tej, gazetari foli për rolin që, sipas tij, kanë marrë persona të caktuar pranë pushtetit dhe për mënyrën se si janë përdorur strukturat shtetërore.
Duke iu referuar çështjes së përgjimeve, Hoxha ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si funksionojnë strukturat e sigurisë dhe nëse janë respektuar procedurat ligjore.
Hoxha e zgjeroi më tej akuzën, duke argumentuar se ajo që po ndodh nuk lidhet vetëm me qeverinë apo mazhorancën, por me funksionimin e vetë shtetit. Sipas Hoxhës, në këtë skemë janë përfshirë apo ndikuar një sërë institucionesh dhe agjencish, ndërsa ai përmendi Policinë, Kadastrën, AKSHI-n, sistemin e drejtësisë, SPAK-un dhe GJKKO-në.
‘Siç po bien gurët me radhë. Vlora Hyseni është një pjesë e një rrethi, pra Rama ka një sistem me rrethe koncentrikë dhe sa vjen dhe ngushtohet rrethi. Dhe Vlora Hyseni është pjesë e këtij rrethi aktual.
Në këtë rreth nuk është Gysi shef i Vlorës. Gysi është i emëruar nga Edi Rama. Vërtet propozimi ka ardhur nga bota e nëndheshme, por emërimin e Gysit si koordinator i krimit dhe fuqinë dhe imunitetin Gysit për të bërë këtë që ne e kemi thënë dhe sot po e shohim të provuar, ia ka dhënë Edi Rama.
Sepse ditën kur Edi Rama vendosi t'ia hiqte imunitetin, ne pamë policët e grupit të gatshëm. Pra, këtij njeriu që i fikeshin radarët dhe i hiqej veshi i përgjimit, se te pajisja e përgjimit, prokurori e di më mirë, është gjithmonë një oficer i SHIK-ut.
Dhe kur ajo i thotë, nuk i thotë për radarët, se radarët i kontrollon ushtria dhe Gysi s'ka nevojë për radarët fare, po i thotë për veshin atje te zyra ku janë ata të BKH-së dhe është dhe oficeri i SHIK-ut, i cili merr dijeni se kush po përgjohet, minimalisht.
Dhe ajo për këtë i thotë. Pra, gjëra që duhet të kemi parasysh në gjithë këtë...
Po pra thashë sot ajo që ka përgjuar, dëshmon që ai e ka përgjuar. Kjo është një situatë e cila të shkojmë te zoti Nesho, po po, edhe në mos e ka përgjuar, ka dëgjuar thashetheme siç e ka shërbimi.
Të shkojmë te zoti Nesho, pastaj në idenë, këta po shkatërrojnë shtetin. Se të shkatërrohet qeveria është gjysma e të keqes, shkatërrohet mazhoranca është gjysma e të keqes. Këta po shkatërrojnë shtetin.
Kanë relativizuar parlamentin i cili mund të parandalonte duke kryer një veprimtari kontrolluese në shërbimin informativ. Mbani mend ju para shumë vitesh është bërë një komision i tillë për të kontrolluar shërbimin informativ për përgjimet parandaluese, i kishte konform ligjit apo jo.
Se ligji parashikon që gjyqtari i gjykatës së apelit t'i japë autorizimin për përgjimet parandaluese. Me ç'po shohim dhe me ç'na shohin sytë ne këtu, jo autorizim që s'kanë marrë këta, po këta i kanë futur fishat ku kanë mundur dhe si kanë mundur.
Tani, që ta mbyll me këtë pjesë. Kush është problemi dhe kush ia ka dhënë këtë tagër Ergys Agasit të përdori gjithë shtetin? Të gjithë agjencitë. Policinë, Kadastrën, Hipotekën, AKSHI-n, korrupsionin... tentativa e korrupsionit, te gjyqtarët, te SPAK-u, te GJKKO-ja...
Deri te ndikimi për të zgjedhur kreun e SPAK-ut. A e dini që janë thirrur kandidatët e KLP-së, u kanë thënë që ju kërkon kryeministri dhe u ka dalë makina e SHIK-ut atje poshtë dhe i ka thënë: 'Mos votoni për këtë që zgjodhi SHIK-u, po votoni për këtë të doni'. Deri këtu ka shkuar!
Tani, unë bëj këtë pyetje të thjeshtë, ore si arriti ky njeri? Nga erdhi ky? Ne e mbajmë mend te Ministria e Mjedisit, jepte, merrte, tërhiqte koka për të bërë nder babait që kishte qenë deputet i Partisë Socialiste. Pra, ky ka qenë një punonjës i thjeshtë pa asnjë lloj ndikimi. Sot i thonë biznesmen.
Ky njeri sot trajtohet si biznesmen, zero. Nuk ka pasur asnjë biznes, zero. S'ka pasur biznese. Po si u bë miliarder, se sot është miliarder?’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.
© SYRI.net
‘Nesër më shumë!’/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët s’dorëzohen deri në dorëheqjen e Ramës
Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Skandali SHISH/ ‘Jemi në alarm SOS’, Abilekaj: Rama të japë dorëheqjen, të krijohet qeveri tranzitore...