Vënia nën masë arresti e Drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit duket se i ka alarmuar të gjithë. Arrestimi është lajm i padëgjuar kurrë ndër ne e më përtej, ndërkohë që devijimet alarmate të këtij shërbimi nga ligji nuk kanë munguar përgjatë historisë tonë.
Është i mirëkuptueshëm dhe i ligjshëm zemërimi i qytetarëve të zakonshëm, që tashmë nuk dinë se kujt t’i besojnë më në këtë vend.
Por e papranueshme është maskarada e politikanëve dhe e deputetëve që nxitojnë të lajnë duart apo të përbetohen për ndershmëri, moral apo integritet, ndërkohë që kanë fjetur gjumë (në rastin më të mirë) për gati tri dekada rrënuese për vetë shërbimin informativ.
Diskutimi publik për ish-drejtuesen e shërbimit tashmë nuk ka asnjë vlerë, përpos devijimit të diskutimit në detaje banale romantike.
Tërmeti katastrofik i ndodhur duhet të shërbejë për të diskutuar rreth shërbimit dhe jo rreth drejtueses së pafat të tij.
Drejtuesit politikë përgjegjës dhe deputetët, që aktrojnë sot plot hipokrizi për dramën, duhet të pyesin vetën dhe t’i përgjigjen popullit shqiptar për disa pyetje të rëndësishme:
1. A e dini se ligji në fuqi për Shërbimin Informativ të Shtetit është i bazuar në Dispozitat Kushtetuese të vitit 1991, pra jo në ndonjë kushtetutë, por dispozitat provizore që tepruan si rrënojë nga Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1976?!
2. A e dini se cili parlament i ka miratuar këto dispozita?!
3. A ju vjen turp për këtë?!
4. Përse përmes mosveprimit tuaj keni lejuar që ky shërbim informativ, që në fakt duhej të ishte një shërbim inteligjent, të funksionojë në bazë të një ligji qesharak që është më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shqipërisë?
5. Përse nuk kuptoni ende se, në këto rrethana, për gati tri dekada, praktikisht Shërbimi Informativ funksionon pa ligj?
6. Përse nuk kuptoni ende se një shërbim që funksionon “de facto” pa ligj është një kërcënim potencial serioz për liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për rrjedhojë edhe për sigurinë e vendit.
7. Përse keni lejuar që Shërbimi Informativ të jetë struktura më e pakontrolluar në Shqipëri, ndërkohë që strukturat homologe nga vendet e NATO-s dhe vendet e tjera demokratike janë më të kontrolluarat ndër të gjitha institucionet e një shteti normal?
Sigurisht që sot shtrohen edhe shumë pyetje të tjera, por ato të mësipërmet janë më të parat dhe me urgjentet.
Fatin e ish-drejtueses së shërbimit tashmë e ka në dorë drejtësia, por fatin e shërbimit informativ shtetëror dhe fatin e Shqipërisë e kanë në dorë në një masë të konsiderueshme drejtuesit dhe përfaqësuesit politikë të saj.
Ndërperja e menjëhershme e dëmëve të pallogaritshme që shërbimi dhe vendi kanë pësuar nga kjo gjëmë, që ende po ndodh, si dhe marrja e masave për ndërtimin e një shërbimi të mirëfilltë inteligjent të bazuar në parime, përvoja dhe standarde demokratike dhe perendimore është sot një detyrë emergjente kombëtare.
Nëse nuk arrini të kuptoni këtë gjë, apo nëse përtoni të merreni me të për shkak të miliona ‘prioriteteve’ të tjera që ndiqni, të paktën bëni një akt minimal formal: ndryshoni datën e miratimit të ligjit, sepse është më shumë se turp që Ligji për Shërbimin Informativ të Shtetit të jetë më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shtetit.
Në vend të që qani apo të shkulni flokët përpara kamerave për dramën, kujtohuni se ky shërbim, me të njëjtin ligj si sot, i solli dëme kolosale vendit në vitin e tmerrshëm 1997.
Por sot nuk mundet më që përsëri të gjithë të rendin pas gurit të radhës që është hedhur në lumë.
Askush nuk mund të pranojë më se problemi i vërtëtë është një drejtuese e papërshtatshme.
Jo dhe jo!
Problemi i vërtetë është se kemi një shërbim informativ fantazëm dhe shumë më tepër se kaq.
-
Ligji Nr.8479, datë 29.4.1999, ka ndryshuar Ligjin nr.8391, datë 28.10.1998“PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR", perfshire fjalet "dispozitat kryesore kushtetuese" qe eshte zevendesuar me "Kushtetuten". Shkruesi nuk eshte nje individ dosido: ushtarak i larte, ne edukim the profesion; zyrtar po i larte, deri keshilltar i Kryeministrit due Minister, madje edhe kandidat per president dikur. Te komentosh per ligjin pa e lexuar apo referuar ligjeve, dhe burimit zyrtar, eshte domethenes dhe tipik per pseudozyrtaret shqiptare. Vecanerisht per shkruesin, qe e ka te udhes lajthitjen, jo ne sensin negativ, por te njohjes se legjislacionit. Jo vetem qe funksionon bazuar ne ligj, por Kuvendi permes ligjit e ka qartesuar bazen ligjore. Kushtetuta e Shqiperise u miratua nga Kuvendi ne date 21.10.1998, pra nje jave me heret se ligi per SHISH. Porse referendumi a miratoi ne 21 Nentor dhe Presidenti e Dekretoi ne 28 Nentor, si dita e Pavaresise. Po, nje mendje normale e di cili Kuvend e miratoi. Afermendsh, Kuvendi qe miratoi ligjin per SHISH ishte i njejte me ate qe miratoi Kushtetuten e 1998. "Inteligjente"??? Informative eshte fjale SHQIP qe i rezervohet sic njesoj per Intelligence ne anglisht. Organi me i pakontrolluar??? Kuvendi e mbikqyr permes komisioneve te perhershem por eche nenkomision te posase, qe nuk e ka pare te udhes ta krijoje, edhe pse draftin e ligjit e ka ne sirtar. Shkruesi duhet te kuptoje se ne NATO, sherbime si SS/SIS (ose MI5/MI6) e UK, apo pararendsja e BND (Gjermani) kane qene pjese thelbersore e NATO dhe te krijuar pa baza ligjore: ato u rikrijuan mbi baza ligjore pas 1990 ose kur Europa perqafoi KEDNJ. Ajo qe lehtesisht kuptohet eshte sa qesharak eshte z. Lleshaj, me injorance tipike te tij vecanerisht per problemet e sigurise kombetare. Por ju lutemi media qe per respekt te publikt te konsultoje juriste ne vend. Sherbimi sipas ligjit te 1998 nuk ishte ai ne 1997. Ai i 1997 organizohej sipas Ligj nr.7495, datë 2.7.1991 "Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar". Ai u miratu nga Kuvendi Popullor, dhe dekretua nga Presidenti Ramiz Alia. Dhe ishte nje monster ligjore ose organ informativo-gjurmues, pra i modelit sigurim i shtetit por me pushtet zbatimi te ligjit. Ai ishte ideuar si instrument ose arme e rendesishme ne durat e presidentit, Ramiz Alia, njekohesisht komandant i FA, pjese e te ciles ishte edhe SHIK, qe ne kohen pese vjecare te presidences se tij, nese nevojitej te perdorte SHIK me gjithe forcen si mbroje dhe shpate (sipas stilit te famkeqes sovjetike KGB nga nga che ku origjinonte). Sic dihet, Alia u dorehoq kur USA instaloi Berishen dhe te gjithe pane perdorimin e SHIK si elementi i fundit i FA qe mbeti, pas renies se Mbrojtjes, ku dhe zoteria punonte, dhe Policise. Zoti e dhente qe edhe nese do te behet nje "reforme" te mos mbetet ne duar te tille truthareve sepse skandali i fundit i SHISH do duket patetik.
Përgjigju -
sakt
Përgjigju -
Shume i sakt dhe i drejtperdrejt..
Përgjigju











Komente
Komento