Gakpo shpëton Holandën në fund, klasikja e Europës ndaj Gjermanisë mbyllet në barazim

Gakpo shpëton Holandën në fund, klasikja e Europës ndaj Gjermanisë mbyllet në barazim

22:48, 24/09/2026

Holanda dhe Gjermania kanë ndarë pikët në një përballje spektakolare, e cila u mbyll me rezultat 1-1.

Gjermania kaloi në avantazh në minutën e 32-të, kur Felix Nmecha reagoi shpejt pas një topi të kthyer dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Holanda pati disa mundësi për të barazuar, me Cody Gakpon që ishte ndër më aktivët në repartin ofensiv.

Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin dhe krijuan raste të njëpasnjëshme pranë portës së Marc-André ter Stegen.

Denzel Dumfries pati një mundësi të artë në minutën e 60-të, por portieri gjerman bëri një pritje të shkëlqyer.

Holanda vazhdoi të sulmonte dhe në fund këmbëngulja u shpërblye.

Në minutën e 90+2-të, Cody Gakpo realizoi një gol spektakolar me volej pas një krosimi, duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Në minutat shtesë, Holanda tentoi edhe përmbysjen, por Gjermania arriti ta mbajë rezultatin.

Ndeshja u mbyll pas gjashtë minutave shtesë, me të dyja skuadrat që morën nga një pikë.

Holandë 1-1 Gjermani, në një sfidë me ritëm të lartë dhe raste të shumta deri në vërshëllimën e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco