E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gjermania pranë fitores, Holanda godet në fund dhe merr barazimin

Holanda dhe Gjermania e nisën me një barazim 1-1 edicionin e ri të UEFA Nations League, në një përballje të fortë në “Johan Cruyff Arena”.

Ndeshja shënoi edhe debutimet e Xavi Hernendez në stolin e Holandës dhe Jurgen Klopp në drejtimin e Gjermanisë.

Gjermania kaloi në avantazh në minutën e 32-të, me Felix Nmecha, duke e mbajtur epërsinë deri në fund të takimit. Holanda, megjithatë, nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në mënyrë dramatike në 90+2′, kur Cody Gakpo dërgoi topin në rrjetë.

Kështu, të dyja skuadrat marrin nga një pikë në startin e Nations League, ndërsa debutimet e Xavit dhe Kloppit mbyllen pa fitues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.