LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione dhe braktisje salle në OKB/ Netanyahu sulmon Turqinë e Katarin, paralajmëron rënien e regjimit iranian. Mamdani: Përdori fjalimin e tij për të përsëritur gënjeshtra të pabaza

• Ditën e sotme në New York u zhvillua Asambleja e Përgjithshme të OKB-së, ku morën pjesë figura të shquara poltike nga e gjithë bota. • Asambleja u zhvillua një një valë tensionesh dhe konfliktesh, të cilat vijojn ende të mbeten aktive në Lindjen e Mesme. • Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kririkoi ashpër Turqinë dhe Katarin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump. • Duke iu referuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Netanyahu e quajti atë tiran dhe akuzoi Ankaranë për strehimin e Hamasit dhe për qëndrime armiqësore ndaj Izraelit. • Netanyahu kritikoi edhe Katarin, duke pretenduar se Doha shpenzon miliarda dollarë për të përhapur, gënjeshtra kundër Izraelit. • Netanyahu ironizoi delegatët e Kombeve të Bashkuara që u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme gjatë fjalimit të tij, në shenjë proteste ndaj politikave të Izraelit. • Ai i cilësoi ata si frikacakë. • Në kuadër të kësaj, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Khalilur Rahman kërkoi vazhdimisht qetësi dhe rend në sallë. • Në vijim të fjalimit, Netanyahu u përqendrua te programi bërthamor i Iranit dhe veprimet ushtarake të Izraelit. • Ai deklaroi se shkatërrimi i objekteve bërthamore iraniane ishte një nga vendimet më të rëndësishme që kishte marrë si kryeministër. Kjo duke argumentuar se veprimi ishte i nevojshëm për sigurinë e Izraelit. • Ai theksoi se rrëzimi i qeverisë iraniane është vetëm çështje kohe, duke parashikuar se një ditë populli iranian do të jetë i lirë. • Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, iu përgjigj fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB, i cili përfshinte akuza për antisemitizëm dhe shtrembërim të fakteve rreth Izraelit. • Mamdani deklaroi se Netanyahu përdori fjalimin e tij për të përsëritur gënjeshtra të pabaza, për të justifikuar veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve. • Ai theksoi se Netanyahu vijon të jetë subjekt i një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila e akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

4 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Lufta në Lindjen e Mesme/ Netanyahu në OKB: Rrëzimi i regjimit iranian është vetëm çështje kohe

Tensione dhe braktisje salle në OKB/ Netanyahu sulmon Turqinë e
Benjamin Netanyahu

SHBA- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se rrëzimi i qeverisë iraniane është vetëm çështje kohe, duke parashikuar se një ditë populli iranian do të jetë i lirë.

"Regjimi i tyre vrasës do të rrëzohet nga gënjeshtrat, korrupsioni, mizoria e tij. Ky regjim i keq do të bjerë, dhe ne të gjithë do të festojmë," tha Netanyahu.

Gjatë fjalimit të tij, Netanyahu ekspozoi një satelit Starlink, duke thënë se udhëheqësit e Teheranit frikësohen nga teknologjia që u lejon njerëzve të kenë akses në të vërtetën, të ushtrojnë zgjedhje, të ushtrojnë lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës. Ai tha se do t'ia linte pajisjen presidentit të asamblesë për ta kaluar delegacionit iranian, i cili mungonte në fjalimin e tij. Netanyahu ka përdorur shpesh truke dhe mjete vizuale gjatë fjalimeve të tij në OKB për të theksuar një pikë, shpesh të lidhur me Iranin.

Kryeministri izraelit, duke u përballur me zgjedhje kritike muajin e ardhshëm, gjithashtu drejtoi kritika të ashpra ndaj aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Ai akuzoi vendet evropiane që kohët e fundit njoftuan se do të vendosnin sanksione ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar se po dorëzoheshin ndaj turmave antisemite. Ai sulmoi Katarin, duke pretenduar se ai ka shpenzuar miliarda të panumërta për të përhapur gënjeshtra rreth Izraelit.

Netanyahu gjithashtu e quajti Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan tiran dhe tha se Turqia është bërë një përhapës i madh i gënjeshtrave antisemitike. Ai akuzoi Erdoğan-in për pritjen e udhëheqësve të Hamasit, burgosjen e gazetarëve dhe liderëve të opozitës, dhe për pushtimin e veriut të Qipros./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Mamdani sulmon Netanyahun pas fjalimit në OKB: Gënjeshtra të pabaza për të justifikuar veprimet ndaj palestinezëve

Tensione dhe braktisje salle në OKB/ Netanyahu sulmon Turqinë e
Zohran Mamdani

SHBA- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, iu përgjigj fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB, i cili përfshinte akuza për antisemitizëm dhe shtrembërim të fakteve rreth Izraelit.

Mamdani deklaroi se Netanyahu përdori fjalimin e tij për të përsëritur gënjeshtra të pabaza, për të justifikuar veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve. Ai theksoi se Netanyahu vijon të jetë subjekt i një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila e akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

"Siç ka bërë herë pas here, Kryeministri Netanyahu përdori fjalimin e tij për të përsëritur gënjeshtra të pabaza që synonin të pastronte gjenocidin e tij ndaj palestinezëve. Megjithatë, asnjë gënjeshtër nuk mund të ndryshojë faktin që ai mbetet subjekt i një urdhri arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare që akuzon krime lufte dhe krime kundër njerëzimit," tha Mamdani në deklaratën e tij.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Netanyahu-n, por Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të gjykatës dhe kanë bërë të qartë se nuk do ta arrestojnë Netanyahun./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Netanyahu ironizon delegatët që braktisën sallën gjatë fjalimit në OKB: Ikni frikacakë!

Tensione dhe braktisje salle në OKB/ Netanyahu sulmon Turqinë e
Benjamin Netanyahu

SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ironizoi delegatët e Kombeve të Bashkuara që u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme gjatë fjalimit të tij, në shenjë proteste ndaj politikave të Izraelit. Ai i cilësoi ata si frikacakë.

Teksa dhjetëra përfaqësues po largoheshin nga salla mes brohoritjeve dhe fishkëllimave, Netanyahu iu drejtua atyre që kishin mbetur duke thënë se nëse nuk ishin dakord me të, mund të largoheshin edhe ata. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Khalilur Rahman kërkoi vazhdimisht qetësi dhe rend në sallë.

Në vijim të fjalimit, Netanyahu u përqendrua te programi bërthamor i Iranit dhe veprimet ushtarake të Izraelit. Ai deklaroi se shkatërrimi i objekteve bërthamore iraniane ishte një nga vendimet më të rëndësishme që kishte marrë si kryeministër. Kjo duke argumentuar se veprimi ishte i nevojshëm për sigurinë e Izraelit.

Netanyahu pretendoi gjithashtu se pavarësisht kritikave publike ndaj Izraelit, disa liderë botërorë e falënderojnë privatisht për veprimet kundër kapaciteteve bërthamore të Iranit. Ai e cilësoi këtë situatë si hipokrizi, ndërsa mbrojti qëndrimin e Izraelit se veprimet e tij ushtarake synojnë të parandalojnë kërcënimet ndaj vendit dhe më gjerë.

"Shkatërrimi i objekteve bërthamore të Iranit ishte i vështirë. Ishte shumë e vështirë për t'u bërë. Por për mua, ishte një nga vendimet më të lehta që kam marrë ndonjëherë si kryeministër. Sepse nëse nuk do ta kishim bërë, të gjithë do të ishim të vdekur. Tani, do të dëgjosh ironinë më të madhe? Duke u mbrojtur, Izraeli po mbron edhe shumë nga vendet delegatët e të cilave sapo kanë lënë këtë sallë. Në fakt, dua të dini se shumë nga udhëheqësit e tyre, madje na falënderojnë privatisht për shkatërrimin e armëve bërthamore të Iranit. Është e vështirë të imagjinosh më shumë hipokrizi tronditëse, por pikërisht kjo është." tha ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Netanyahu sulmon Turqinë dhe Katarin në OKB: Erdogani është tiran, pushton në mënyrë të paligjshme një pjesë të Qipros

Tensione dhe braktisje salle në OKB/ Netanyahu sulmon Turqinë e
Benjamin Netanyahu

SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Turqinë dhe Katarin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump.

Duke iu referuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Netanyahu e quajti atë tiran dhe akuzoi Ankaranë për strehimin e Hamasit dhe për qëndrime armiqësore ndaj Izraelit. Ai ngriti gjithashtu akuza lidhur me politikat e Turqisë ndaj kurdëve, Qipros, Greqisë dhe medias.

Netanyahu kritikoi edhe Katarin, duke pretenduar se Doha shpenzon miliarda dollarë për të përhapur, gënjeshtra kundër Izraelit. Ai akuzoi Katarin se financon universitete amerikane dhe mbështet media si Al Jazeera për të ndikuar opinionin publik ndaj Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit.

Në fjalimin e tij, kryeministri izraelit theksoi gjithashtu bashkëpunimin me Uashingtonin, duke deklaruar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë vepruar së bashku për përballimin e konflikteve në rajon dhe për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. Netanyahu lavdëroi gjithashtu ushtrinë izraelite dhe tha se shoqëria izraelite mbetet e bashkuar përballë sfidave./Dosja.al

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët