Policia ka arrestuar një person që dyshohet se në Rahovec u ka marrë bizneseve ryshfet për të mos ua kontrolluar lokalet apo ndëshkuar ato.
Policia ka marrë informacion se i dyshuari në periudha të ndryshme kohore kishte kërkuar ryshfet dhe pas informacionit ka nisur ta trajtojë rastin menjëherë.
Gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka pranuar ryshfet nga 300 deri 500 euro në disa raste të ndara nga pronarë biznesesh.
“Me të gjitha veprimet e kryera, personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘marrja e ryshfetit’ neni 421 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Të enjten Policia ka kontrolluar edhe ambientin e punës dhe veturat të cilat i dyshuari i ka nën shfrytëzim.
“Të gjitha veprimet hetimore policore kanë qenë të koordinuara me prokurorin përgjegjës të rastit ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe nga i njëjti është sekuestruar një telefon celular”.
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro
-
Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë
-
Arrestohet për ryshfet një shtetas i Shqipërisë në Bërnjak
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit
-
Arrestohet shtetasi serb që tentoi të korruptojë policin në Jarinjë