Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja në trevjetorin e Banjskës: Serbia të veprojë pa vonesa – keqardhje për mungesë veprimi

Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian në trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ka rikujtuar se ky ka qenë një kërcënim serioz i sigurisë në rajon dhe ka kërkuar nga Serbia që të veprojë menjëherë për të nxjerrë para drejtësisë kryerësit e këtij sulmi.

Këtë në një përgjigje për KOHËN e ka thënë zëdhënësi i BE-së duke përsëritur se Serbia nuk i ka ndërmarrë akoma hapat e nevojshëm për të nxjerrë para drejtësisë ata që gjenden në territorin e saj.

Po ashtu ky zëdhënës ka thënë se kjo çështje ishte ngritur edhe në takimin e fundit që përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas e ka pasur në New York me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Para tre vjetësh sulmi në Banjskë me 24 shtator 2023 i kryer nga sulmues serb të Kosovës të armatosur ndaj policisë së Kosovës kërcënoi seriozisht sigurinë në rajon”,  ka thënë ky zëdhënës.

“Ky sulm i tmerrshëm mori jetën e një polici dhe la dy të tjerë të plagosur. BE në vazhdimësi ka kërkuar që përgjegjësit për këtë të japin llogari dhe shpreh keqardhje se deri më sot Serbia akoma nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndjekur ata që janë në Serbi me aktakuza përkatëse”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së. “Ne presim që Serbia plotësisht të bashkëpunojë përmes kanaleve të vendosura të asistencës së ndërsjellë. Çështja është në pritje për kohë të gjatë dhe duhet menjëherë të ndiqet nga Serbia. Përfaqësuesja e lartë ka ngritur këtë çështje edhe me presidentin Vuçiç gjatë takimit të tyre në New York”.

Lexo përditësimet tjera
Sulmi në Banjskë

Tre vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, shumica e të akuzuarve ende të lirë

Sot janë bërë tre vjet që prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, në të...