Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Dashi Sot duhet të mundoheni për të ruajtur balancat në çdo sferë dhe të caktoni se cilat janë përparësit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e parë të vitit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga ky zë u mblodhën në buxhetin e shtetit 38.6 miliardë lekë, me një rënie prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2022.
Ecuria është në kontrast me zërat e tjerë të të ardhurave tatimore, që po shënojnë rritje të fortë. Për të njëjtën periudhë, të ardhurat nga TVSH u rritën me 10.3%, ato nga sigurimet shoqërore e shëndetësore me 13.4%, nga tatimi mbi të ardhurat personale me 13.4%.
A po fitojnë bizneset më pak, apo nuk po paguajnë? Drejtoria e tatimeve i qëndron argumentit që bizneset po shtynë pagesat e tatim fitimit. Për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm i tatimeve konfirmoi së fundmi në Komisionin e Nismave Qytetare se Ministria e Financave parashikon që në paketën e ardhshme fiskale të rikthejë penalitetin për pagesën e kësteve të tatim fitimit.
Më herët, tatimet kishin sqaruar për Monitor se ky rishikim lidhet me faktin se është konstatuar një rënie e të ardhurave nga tatim fitimi, që nuk vlerësohet se është në lidhje me situatën reale të bizneseve, duke gjykuar nga ecuria e shitjeve dhe të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
Nga 1 janari 2023, bizneset nuk paguajnë penalitet 10% për mospagimin në afat të kësteve tremujore të tatim fitimit, një masë që u mor kjo si një lehtësi për bizneset.
Në vend të kësaj, ligji aktual i procedurave tatimore “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi dhe vetëpunësimi parashikon një gjobë në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike.
Heqja e penalitetit prej 10% për tatim fitimin duket se ka nxitur subjektet që të mos nxitojnë të paguajnë këstet e këtij detyrimi dhe të ruajnë likuiditetet.
Ndonëse biznesi do të detyrohet të paguajë tatim fitimin në fund të vitit, shuma e lartë vjetore mund ta vërë atë nën presion që të tentojë të gjejë forma për të paguar sa më pak.
Z.Binaj tha në Komision se në paktën e re fiskale synohet që të merret parapagimi në kohën që ai duhet të paguhet dhe mos të pritet një vit, pasi në momentin që mbyllet viti mundet që biznesi të ketë probleme me likuiditetin dhe nëse e paguan çdo muaj është shpesh më e thjeshtë, ndërkohë që kur mblidhet i tëri në fund bëhet akoma më e vështirë.
Bizneset ankohen vazhdimisht se kostot e aktivitetit të tyre janë shtuar, sidomos pagat e punonjësve, për shkak të rritjes së pagës minimale e maksimale, por edhe presionit të ikjes së fuqisë punëtore në emigracion.
Ky i fundit ndërkohë po ndikon dhe konsumin e brendshëm, që amortizohet në një farë mase nga shtimi i turistëve në vend. Edhe konkurrenca nga importi po dëmton prodhuesit vendas, që janë dhe punëdhënësit e tretë më të mëdhenj, pas tregtisë së shërbimeve.
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në vitin 2025, psh, kur sërish nuk kishte penalitete për parapagimin e tatim fitimit, të ardhurat nga ky zë u rritën me 3.5%.
Sipas ligjit për tatim fitimin, tatimi mbi fitimin parapaguhet gjatë vitit me këste mujore ose tremujore, të përcaktuara nga administrata tatimore mbi bazën e tatimit të paguar në vitet e mëparshme.
Për muajt janar–mars, kësti llogaritet mbi tatimin e dy viteve më parë, ndërsa për prill–dhjetor mbi tatimin e vitit paraardhës, zakonisht i pjesëtuar në 12 këste mujore.
Pas mbylljes së vitit, subjekti dorëzon deklaratën vjetore deri më 31 mars të vitit pasardhës. Nëse tatimi përfundimtar rezulton më i lartë se parapagimet, paguhet diferenca; nëse rezulton më i ulët, teprica mund të kompensohet me detyrime të tjera ose të përdoret për detyrime të ardhshme.
Nëse biznesi parashikon një fitim dukshëm më të ulët se një vit më parë, mund të kërkojë edhe uljen e kësteve paraprake./Monitor
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit rreth ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, duke pretenduar se çështja n...
Avokati Idajet Beqiri ka kritikuar SPAK në “Real Story” për mënyrën e veprimit ndaj dosjes së Ergys Agasit dhe lidhjen me i...
Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka paralajmëruar zhvillime të reja hetimore në lidhje me Kadastrën dhe Kë...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Opinion” mes analistit Albatros Rexhaj dhe gazetares Klodiana Lala. Debati u nd...
Në fillim të vitit 2022, Bordi i Drejtorëve të Bankës Kombëtare Tregtare thirri me urgjencë dhe në panik një mble...
Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e bërë sot nga dera e SPAK. Prete...
Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë detaje nga seanca me dyer të mbyllura ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u paraqit në...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Dhjetëra arrestime pas operacionit më të madh dhe më të koordinuar të trafikimit të qenieve njerëzore të kryer ndon...