Takimi Trump–Xi në Uashington: dhurata simbolike amerikane dhe qëndrimet e kundërta për Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping zhvilluan në Uashington një takim të shoqëruar me ceremoni zyrtare, gjeste simbolike dhe thirrje për bashkëpunim, por edhe me dallime të thella për çështje që prekin marrëdhëniet SHBA–Kinë.

Të lidhura

None found

Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Xi Jinping mori pjesë në pritjen zyrtare dhe në darkën shtetërore të organizuar për nder të tij. Diskutimet u përqendruan te raportet dypalëshe, Tajvani, inteligjenca artificiale dhe siguria.

Një prej momenteve më të veçanta të darkës ishte dhurata e Donald Trump për Xi Jinping: një skulpturë e një shqiponje tullace, simbolit kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Trump e cilësoi shqiponjën si përfaqësuese të “shpirtit të lirë dhe fluturues të Amerikës”. Shkëmbimi i kësaj dhurate u pa edhe si një gjest simbolik, në përputhje me traditën diplomatike sipas së cilës liderët përdorin dhuratat për të përcjellë mesazhe në marrëdhëniet ndërmjet shteteve.

Tajvani ishte ndër temat më të ndjeshme të bisedimeve. Xi Jinping i kërkoi Uashingtonit të mbajë atë që Pekini e përkufizon si “qëndrim të drejtë” ndaj çështjes së ishullit dhe të kundërshtojë pavarësinë e tij.

Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, presidenti kinez i bëri thirrje SHBA-së që ta trajtojë çështjen e Tajvanit me “kujdes”, në mënyrë që të krijohet një bazë për bashkëpunim strategjik dhe për avancimin e marrëdhënieve SHBA–Kinë.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të Kinës, ndërsa ishulli administrohet nga një qeveri e vetën. Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike formale me Tajvanin, por ligji amerikan parashikon mbështetje për aftësinë e tij për vetëmbrojtje.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte inteligjenca artificiale. Xi deklaroi se SHBA-ja dhe Kina, si dy prej fuqive kryesore teknologjike në botë, mbajnë përgjegjësi për zhvillimin e kësaj fushe. Ai kërkoi që AI-ja të përdoret për të mirën e përbashkët dhe të qëndrojë nën kontrollin njerëzor.

Administrata Trump, ndërkohë, ka vënë theksin te ruajtja e epërsisë amerikane në teknologjitë e avancuara. Vetë Trump kishte thënë se inteligjenca artificiale do të ishte një nga çështjet që do të diskutonte me Xi.

Ekspertët e cituar nga mediat ndërkombëtare theksojnë se Uashingtoni dhe Pekini vazhdojnë të kenë pikëpamje të ndryshme për zhvillimin dhe rregullimin e AI-së. Kina e ka vendosur këtë teknologji në qendër të strategjisë së saj ekonomike dhe teknologjike, ndërsa në Shtetet e Bashkuara vijon debati për rreziqet dhe mënyrën e rregullimit të saj.

Edhe pse atmosfera publike u paraqit e ngrohtë, takimi u zhvillua me kujdes. Trump foli për përparim në çështjet me interes për të dyja vendet dhe përdori një gjuhë miqësore për marrëdhënien me Xi Jinping.

Protokolli i pritjes mori vëmendje të veçantë edhe në Kinë. Pritja në aeroport, ceremonia zyrtare dhe darka shtetërore u pasqyruan gjerësisht në mediat dhe rrjetet sociale kineze. Sipas analizave të cituara nga BBC, këto elemente ndikojnë edhe në mënyrën se si Xi Jinping paraqitet politikisht për publikun vendas.

Megjithatë, pas ceremonive dhe mesazheve pajtuese, konkurrenca strategjike mes dy fuqive vazhdon të jetë e pranishme, veçanërisht në fushën e teknologjisë, sigurisë dhe në çështjen e Tajvanit.

Po atë ditë, në Uashington u shfaq edhe një tjetër përplasje, këtë herë mes administratës Trump dhe mediave amerikane.

Gazetarët e CNN, MS NOW dhe Politico ishin lejuar të riktheheshin në territorin e Shtëpisë së Bardhë pas një vendimi të gjykatësit federal Timothy Kelly. Ai urdhëroi administratën të rivendoste aksesin dhe tha se përjashtimi i tyre kishte gjasa të shkelte të drejtat kushtetuese. Vendimi parashikonte që ndalimi të mos zbatohej për 14 ditë.

Megjithatë, gjatë pjesës së parë të ditës, reporterët e këtyre tre mediave u përballën sërish me kufizime. Sipas raportimeve të mediave, ata u ndaluan fillimisht të hynin në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht urdhrit gjyqësor. Për këtë arsye, organizatat mediatike kërkuan zhvillimin e një seance urgjente në gjykatë.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se akseset ishin rikthyer. Përplasja ligjore kishte nisur pasi administrata Trump i përjashtoi këto media nga Shtëpia e Bardhë. Mediat e kundërshtuan vendimin në gjykatë, duke argumentuar se ai cenonte lirinë e shtypit dhe të drejtat e mbrojtura nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane.

Por situata mbeti e tensionuar. CNN raportoi se një reporter dhe një producent i saj u penguan të mbulonin mbërritjen e të ftuarve në darkën shtetërore për Xi Jinping, edhe pse më herët një gjykatë kishte urdhëruar rikthimin e aksesit.

Vizita e Xi Jinping në Uashington u zhvillua kështu në dy plane: në njërën anë, ceremonitë, dhuratat dhe deklaratat për bashkëpunim; në anën tjetër, mosmarrëveshjet e forta për Tajvanin, inteligjencën artificiale dhe raportet mes administratës amerikane dhe medias.


Shtuar më 25.09.2026 07:15

Quantcast
sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel