SHBA-Iran diskutojnë një marrëveshje me faza për të rihapur Hormuzin dhe për t'i dhënë fund bllokadës amerikane

25 Shtator 2026, 07:37Bota TEMA
SHBA-Iran diskutojnë një marrëveshje me faza për të

Negociatorët amerikanë dhe iranianë në Nju Jork po shqyrtojnë një rrugëdaljeje nga lufta me faza që do të përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Teherani dhe heqjen e bllokadës ekonomike ndaj Iranit nga Uashingtoni, thanë për Reuters burime pranë bisedimeve.

Ngushtica është bërë pika qendrore e negociatave në përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit gati shtatëmujor SHBA-Iran.

Iranin kërkon lehtësim nga bllokada amerikane që po ia mbyt ekonominë, ndërsa Uashingtoni kërkon kalim të lirë për anijet në rrugën globale të furnizimit me naftë, e cila tani është bllokuar nga Teherani.

Bisedimet përballen me një pengesë të madhe, pasi asnjëra palë nuk dëshiron të jetë e para që heq dorë nga ndikimi i saj.

Një zyrtar i lartë iranian tha se mënyra më e besueshme për t'i dhënë fund ngërçit do të ishte një marrëveshje me faza, ku Irani do të lejonte lundrimin nëpër Hormuz në këmbim të heqjes së bllokadës ekonomike nga SHBA-ja dhe Teheranit potencialisht do t'i jepte akses në asetet e ngrira.

"Një rrugë përpara do të ishte zgjidhja e krizës në faza. E para do të ishte dhënia fund e bllokadës dhe rihapja e Hormuzit", tha ai gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kjo do të përfshinte pranimin e një zgjidhjeje tjetër të përkohshme nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pasi një marrëveshje e mëparshme dështoi në korrik. Sfida me të cilën përballen negociatorët nuk është vetëm të skicojnë një marrëveshje, por edhe të sigurohen që çdo lëshim të jetë mjaftueshëm i qëndrueshëm që të dyja palët t’i besojnë, thanë burimet.

Trump ka thënë se SHBA-ja dhe Irani mund të arrijnë një marrëveshje pas zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin më 3 nëntor. Një zyrtar i lartë evropian tha se iranianët "kanë një listë shumë të gjatë kërkesash".

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ndërsa “Irani është i dëshpëruar për një marrëveshje, presidenti Trump i ka të gjitha kartat në dorë dhe do të marrë çfarëdo vendimi që është më i miri për Shtetet e Bashkuara”.

Trump, tha ai, mbeti "i hapur për të folur me Iranin në rrethanat e duhura", por nuk kishte nevojë të negocionte, dhe SHBA-ja ishte në një "pozicion shumë të fortë" me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe një ekonomi iraniane që po "shembej".

Zyrtari tha se "sanksionet shkatërruese dhe një nga bllokadat më të suksesshme në histori" e kanë paralizuar ekonominë e Iranit dhe e kanë lënë Iranin plotësisht të falimentuar. Trump ishte i kënaqur të linte "kolapsin e pashmangshëm iranian" të zhvillohej në vend që të "luhej" nga Teherani, tha zyrtari.

Lini një Përgjigje