“Ne nuk zgjodhëm luftën, na sulmuan dhe u mbrojtëm”, presidenti iranian: SHBA të vendosë nëse do t’i japë fund

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 07:36 | Bota

“Ne nuk zgjodhëm luftën, na sulmuan dhe u mbrojtëm”,

Në një intervistë të gjatë për Fox News, presidenti iranian Masoud Pezeshkian përsëriti se janë Shtetet e Bashkuara ato që duhet të vendosin nëse do t’i japin fund luftës.

“Ne nuk zgjodhëm luftën, na sulmuan dhe na u desh të mbroheshim. Kjo luftë na u imponua. Kur mund t'i zgjidhim çështjet përmes dialogut, nuk duhet të përdorim vrasjen e njëri-tjetrit. Por për shkak të provokimeve të Izraelit, kjo luftë na u imponua", deklaroi presidenti iranian.

"Megjithatë, ne nuk duam ta vazhdojmë atë. Është zgjedhja e Amerikës nëse do ta përfundojë apo jo", vuri në dukje Pezeshkian, duke përsëritur se Irani është gati të arrijë një marrëveshje me presidentin Donald Trump për t'i dhënë fund konfliktit.

"Pse zgjodhën të hedhin gjithçka në erë vetëm dy javë pasi u nënshkrua marrëveshja?" pyeti ai, duke iu referuar rënies së armëpushimit të brishtë.

"Nëse administrata aktuale amerikane dëshiron të arrijë një marrëveshje brenda kuadrit ligjor ndërkombëtar, në rregull. Përndryshe, qoftë para apo pas zgjedhjeve (të mesmandatit në SHBA), çfarë ndryshimi ka për ne? Houthi-t nuk marrin urdhra nga Teherani", këmbënguli Pezeshkian.

Uashingtoni dhe aleatët e tij, përfshirë Arabinë Saudite dhe qeverinë jemenase të mbështetur nga Riadi, akuzojnë Iranin për mbështetjen e lëvizjes militante Huthit, përgjegjëse për lëshimin e raketave balistike kundër mbretërisë dhe luftën kundër forcave të mbështetura nga Riadi për kontrollin e Jemenit.

"Huthit janë përgjegjës për veprimet e tyre. Ata nuk marrin urdhra nga ne: ata veprojnë si një forcë rezistence në rajon, sipas situatave që u imponohen", tha Pezeshkian, sipas një përkthimi të siguruar nga Fox Neës.

"Ne kemi kontakte me ta, por nuk ka një marrëdhënie sistematike", shtoi ai.

Deklaratat vijnë pas takimeve të zhvilluara nga Ministri i Jashtëm iranian Araghchi me të dërguarit e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos