Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka rënë “pre” e protestuesve në Tiranë gjatë mbrëmjes, teksa ishte në një tavolinë të jashtme të një lokali së bashku me bashkëshorten e tij, Delina Fico.
Siç shihet në pamje, protestuesit i janë drejtuar Çuçit me thirrjet “O hajdut”, “burg”, “burg”, “burg”. Por, bashkëshortja e tij ka reaguar ashpër dhe ka gjuajtur drejt tyre me pirun dhe shishe uji.
Të lidhura
None found
“Turp”, “turp” i thonë protestuesit gruas së deputetit.
“Rama në burg, Çuçi në burg, Berisha në burg”, shtojnë ata.
Kujtojmë që më herët protestuesit kanë “shënjestruar” edhe Belinda Ballukun, Taulant Ballën dhe Zegjine Çaushin.
