Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Dashi Sot duhet të mundoheni për të ruajtur balancat në çdo sferë dhe të caktoni se cilat janë përparësit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...

Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa paralelisht edhe shkalla e miratimit të aplikimeve nga bankat u përmirësua.
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, bankat raportuan se morën gjithsej 90,380 aplikime për kredi në gjysmën e parë të këtij viti.
Numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat është rritur me rreth 23%, si krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar ashtu edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo ecuri është mbështetur kryesisht nga rritja e kërkesës për financim nga individët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Konkretisht, numri i aplikimeve nga individët është rritur me 22.2% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025 dhe me 20.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa aplikimet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë rritur përkatësisht me 42.3% dhe 80.3%.
Në të kundërt, numri i aplikimeve nga kategoria ndërmarrje të tjera (përgjithësisht përfshihen ndërmarrjet e mëdha) ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.6% në terma gjashtëmujorë, por mbetet 7.4% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga aplikimet e marra në shqyrtim gjatë periudhës, 30.4% janë refuzuar nga bankat. Norma e refuzimit ka pësuar rënia krahasuar me nivelin prej 31.6% në gjysmës së dytë të vitit të kaluar.
Norma më e lartë e refuzimit paraqitet tek aplikimet për kredi të individëve, me 32.4%, pastaj vijon ajo për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me 12.7% dhe vlera më e ulët e normës së refuzimit shfaqet për ndërmarrjet e tjera (të mëdha) me 2.6%.
Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, norma totale e refuzimit ka rënë me 1.1 pikë përqindjeje, ndërsa mbetet vetëm 0.5 pikë përqindjeje më e lartë se një vit më parë. Rënia e normës së refuzimit është vërejtur në të tre segmentet e klientëve, por ka qenë më e theksuar në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku treguesi ka zbritur me 2 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar.
Gjithashtu, norma e refuzimit është ulur edhe për individët dhe për kategorinë “ndërmarrje të tjera”, me përkatësisht 1.1 dhe 0.9 pikë përqindjeje. Këto zhvillime sugjerojnë një lehtësim të moderuar të normës së refuzimit në nivel sistemi.
Në bankat me kapital vendas, norma e përgjithshme e refuzimit është rritur në 11.1%, nga 8.0% në gjashtëmujorin e kaluar dhe 9.1% një vit më parë. Kjo ecuri është ndikuar kryesisht nga rritja e normës së refuzimit në segmentin e individëve, ku treguesi është rritur në 12.3% (nga 8.7% në gjashtëmujorin e kaluar), si dhe nga një rritje më e lehtë në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në 7.8% (nga 7.1%).
Në të kundërt, norma e refuzimit për kategorinë “ndërmarrje të tjera” ka rënë në 2.8%, duke konfirmuar vijimin e mbështetjes së këtij segmenti.
Në bankat me kapital të huaj, norma e përgjithshme e refuzimit ka mbetur pothuajse e pandryshuar, në 38.3%, kundrejt 38.2% në gjashtëmujorin e kaluar. Megjithatë, zhvillimet ndryshojnë sipas segmenteve të klientëve.
Në veçanti, norma e refuzimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka rënë në 19.4%, nga 21.3% në gjashtëmujorin e kaluar dhe 20.2% një vit më parë, duke sinjalizuar një lehtësim të qëndrimit kreditues ndaj këtij segmenti. Nga ana tjetër, norma e refuzimit për individët ka mbetur pothuajse e pandryshuar, në 39.8%, ndërsa për kategorinë “ndërmarrje të tjera” ka zbritur lehtë në 2.4%./ Monitor
Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar tregojnë se, gjatë gjysmës së parë t&eum...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e pa...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit rreth ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, duke pretenduar se çështja n...
Avokati Idajet Beqiri ka kritikuar SPAK në “Real Story” për mënyrën e veprimit ndaj dosjes së Ergys Agasit dhe lidhjen me i...
Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka paralajmëruar zhvillime të reja hetimore në lidhje me Kadastrën dhe Kë...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Opinion” mes analistit Albatros Rexhaj dhe gazetares Klodiana Lala. Debati u nd...
Në fillim të vitit 2022, Bordi i Drejtorëve të Bankës Kombëtare Tregtare thirri me urgjencë dhe në panik një mble...
Gazetarja Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e bërë sot nga dera e SPAK. Prete...
Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë detaje nga seanca me dyer të mbyllura ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u paraqit në...