LIVE UPDATES
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga ky zë u mblodhën në buxhetin e shtetit 38.6 miliardë lekë, me një rënie prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2022.

25 Shtator 2026, 07:39 Nga E. D
Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë;
foto ilustruese

TIRANË- Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shtetit në tetë muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga ky zë u mblodhën në buxhetin e shtetit 38.6 miliardë lekë, me një rënie prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2022.

Ecuria është në kontrast me zërat e tjerë të të ardhurave tatimore, që po shënojnë rritje të fortë. Për të njëjtën periudhë, të ardhurat nga TVSH u rritën me 10.3%, ato nga sigurimet shoqërore e shëndetësore me 13.4%, nga tatimi mbi të ardhurat personale me 13.4%.

A po fitojnë bizneset më pak, apo nuk po paguajnë? Drejtoria e tatimeve i qëndron argumentit që bizneset po shtynë pagesat e tatim fitimit. Për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm i tatimeve konfirmoi së fundmi në Komisionin e Nismave Qytetare se Ministria e Financave parashikon që në paketën e ardhshme fiskale të rikthejë penalitetin për pagesën e kësteve të tatim fitimit.

Më herët, tatimet kishin sqaruar për Monitor se ky rishikim lidhet me faktin se është konstatuar një rënie e të ardhurave nga tatim fitimi, që nuk vlerësohet se është në lidhje me situatën reale të bizneseve, duke gjykuar nga ecuria e shitjeve dhe të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Nga 1 janari 2023, bizneset nuk paguajnë penalitet 10% për mospagimin në afat të kësteve tremujore të tatim fitimit, një masë që u mor kjo si një lehtësi për bizneset.

Në vend të kësaj, ligji aktual i procedurave tatimore  “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi dhe vetëpunësimi parashikon një gjobë në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike.

Heqja e penalitetit prej 10% për tatim fitimin duket se ka nxitur subjektet që të mos nxitojnë të paguajnë këstet e këtij detyrimi dhe të ruajnë likuiditetet.

Ndonëse biznesi do të detyrohet të paguajë tatim fitimin në fund të vitit, shuma e lartë vjetore mund ta vërë atë nën presion që të tentojë të gjejë forma për të paguar sa më pak.

Z.Binaj tha në Komision se në paktën e re fiskale synohet që të merret parapagimi në kohën që ai duhet të paguhet dhe mos të pritet një vit, pasi në momentin që mbyllet viti mundet që biznesi të ketë probleme me likuiditetin dhe nëse e paguan çdo muaj është shpesh më e thjeshtë, ndërkohë që kur mblidhet i tëri në fund bëhet akoma më e vështirë.

Bizneset ankohen vazhdimisht se kostot e aktivitetit të tyre janë shtuar, sidomos pagat e punonjësve, për shkak të rritjes së pagës minimale e maksimale, por edhe presionit të ikjes së fuqisë punëtore në emigracion.

Ky i fundit ndërkohë po ndikon dhe konsumin e brendshëm, që amortizohet në një farë mase nga shtimi i turistëve në vend. Edhe konkurrenca nga importi po dëmton prodhuesit vendas, që janë dhe punëdhënësit e tretë më të mëdhenj, pas tregtisë së shërbimeve.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në vitin 2025, psh, kur sërish nuk kishte penalitete për parapagimin e tatim fitimit, të ardhurat nga ky zë u rritën me 3.5%.

Sipas ligjit për tatim fitimin, tatimi mbi fitimin parapaguhet gjatë vitit me këste mujore ose tremujore, të përcaktuara nga administrata tatimore mbi bazën e tatimit të paguar në vitet e mëparshme.

Për muajt janar–mars, kësti llogaritet mbi tatimin e dy viteve më parë, ndërsa për prill–dhjetor mbi tatimin e vitit paraardhës, zakonisht i pjesëtuar në 12 këste mujore.

Pas mbylljes së vitit, subjekti dorëzon deklaratën vjetore deri më 31 mars të vitit pasardhës. Nëse tatimi përfundimtar rezulton më i lartë se parapagimet, paguhet diferenca; nëse rezulton më i ulët, teprica mund të kompensohet me detyrime të tjera ose të përdoret për detyrime të ardhshme.

Nëse biznesi parashikon një fitim dukshëm më të ulët se një vit më parë, mund të kërkojë edhe uljen e kësteve paraprake./MONITOR

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët