“I kanë fikur radarin”/ Publikohet videoja, rrihet në mes të rrugës shefi i Komisariatit
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video...
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar një video...

Biznesmeni Behgjet Pacolli u është drejtuar me një apel mediave dhe opinionistëve në lidhje me projektin e Aeroportit të Vlorës.
Pacolli u kërkon që të informohen rreth projektit, të njihen me faktet dhe të verifikojnë dokumentet para se t’u drejtohen qytetarëve.
Ai thekson se është e pasaktë të thuhet se Aeroporti i Vlorës është hipotekuar për kredinë e Delphos dhe sipas tij po aq i pasaktë është pretendimi se qeveria shqiptare apo ndonjë subjekt tjetër publik ose privat në Shqipëri ka përgjegjësi për këtë kredi.
Pacolli nënvizon se kredia e Delphos është marrë nga MABCO dhe është garantuar vetëm me asetet e saj në Zvicër dhe asetet e MABCO-s në Shqipëri nuk janë vendosur si garanci për këtë kredi.
Biznesmeni shprehet se, pretendimet e pavërteta për hipotekimin e aeroportit dhe përgjegjësinë e palës shqiptare ndaj kredisë së Delphos janë shpifje që keqinformojnë opinionin publik.
Deklarata e plotë e Pacollit
APEL PËR MEDIAT DHE OPINIONISTËT!
Edhe pse ndodhem larg Shqipërisë, po ndjek me vëmendje disa emisione televizive ku diskutohet për projektin e Aeroportit të Vlorës.
U drejtohem opinionistëve, drejtuesve të emisioneve dhe gazetarëve:
përpara se të flisni për këtë projekt, ju lutem informohuni me kujdes, njihuni me faktet dhe verifikoni dokumentet.
Shumë njerëz ju besojnë dhe, kur nuk e njohin nga afër situatën, krijojnë bindjet e tyre mbi bazën e asaj që dëgjojnë prej jush. Prandaj, pasaktësitë dhe paragjykimet që përcillni mund të kthehen lehtësisht në “të vërteta” për publikun.
Çdokush ka të drejtë të kritikojë, por kritika duhet të mbështetet në fakte dhe në informacion të verifikuar. Fjala publike ka peshë dhe kërkon përgjegjësi. Publiku meriton të informohet saktë dhe me integritet!
Është e pasaktë të thuhet se Aeroporti i Vlorës është hipotekuar për kredinë e Delphos. Po aq i pasaktë është pretendimi se qeveria shqiptare apo ndonjë subjekt tjetër publik ose privat në Shqipëri ka përgjegjësi për këtë kredi.
Kredia e Delphos është marrë nga MABCO dhe është garantuar vetëm me asetet e saj në Zvicër. Asetet e MABCO-s në Shqipëri nuk janë vendosur si garanci për këtë kredi.
MABCO është investitori kryesor i Aeroportit të Vlorës. Kontrata me Delphos përmban një klauzolë që parashikon mundësinë e rritjes së financimit nga 40 në 100 milionë, nëse lind nevoja. Këtë mundësi e kemi parashikuar qëllimisht, për të siguruar vazhdimësinë e financimit të projektit.
Pra, nëse BKT-ja do të tërhiqej nga financimi, ne do të kishim menjëherë një burim alternativ për ta zëvendësuar. Kjo është një masë përgjegjësie dhe kujdesi për përfundimin e aeroportit. Ashtu siç kemi zëvendësuar menaxhimin turk me menaxhim evropian, kemi parashikuar edhe alternativa për financimim, duke pas në konsideratë paqendrushmerine e sigurise se investimimit aq te madh ne Shqiperi.
Kjo është e vërteta. Pretendimet e pavërteta për hipotekimin e aeroportit dhe përgjegjësinë e palës shqiptare ndaj kredisë së Delphos janë shpifje që keqinformojnë opinionin publik.
Prandaj, u bëj thirrje opinionistëve, gazetarëve dhe kujtdo që flet publikisht për këtë çështje: informohuni përpara se të flisni. Njerëzit ju dëgjojnë dhe ju besojnë. Kjo besueshmëri ju ngarkon me detyrimin moral për të thënë të vërtetën dhe për t’i mbështetur deklaratat në fakte, jo në hamendësime.BP
Ps
MABCO nuk kerkon FAVORE por vetëm trajtim ligjor dhe transparent në cdo aspekt!
Nuk e ka dëshiruar dhe nuk e dëshiron arbitrazhin. Në këtë rrugë e shtyjnë veprimet e Qeverisë së Shqipërisë.
Në vend që të bllokojë padrejtësisht punimet përmes Policisë së Shtetit, siç ka bërë gjatë tre muajve të fundit, Qeveria duhej të krijojë kushtet që puna të vazhdojë.
Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë në kohë rekord, por për këtë duhet të na lejohet të punojmë. Vullneti dhe gatishmëria e MABCO-s janë të qarta: ta përfundojmë këtë vepër!/ CNA
Shenjtëria e tij Patriarku Ekumenik Bartholomeu u takua më...
Gazetari Lutfi Dervishi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjet...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes gaz...
Shtetasi i Kosovës, Ardit Kutleshi, 28-vjeçar, ka pranuar ...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka votuar pro ndryshimeve të...
Ka nisur protesta e 117 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me shantazhet e b...
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar pasditen e sotme, lajm...
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, në...
Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim serioz për sh...
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me shantazhet e ...
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me arrestin ...
Këtë të enjte është vendosur të shtyhet sërish gjyqi ndaj ...
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër në Kuve...
Pas rreth dy orësh e gjysmë Vlora Hyseni ka dalë nga ambie...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas me inicialet E.SH...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Jonufër...
Tetë persona të përfshirë në krime të rënda kundër personi...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kr...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...