POLITIKË /

"Mafia, gjithë Shqipëria të urren!", Rama pritet me protesta dhe vezë nga shqiptarët në Nju Jork

Protesta ndaj Ramës është në vazhdën e protestave të nisura në Shqipëri dhe që vijojnë prej 100 ditësh. Në Nju Jork u ndalua njëri prej protestuesve që hodhi vezë drejt kryeministrit.

Shkruar nga Versus

"Mafia, gjithë Shqipëria të urren!", Rama pritet me

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta nga një grup shqiptarësh në Nju Jork. Menjëherë sapo kryeministri zbriti nga makina që e shoqëroi për në hotelin luksoz, disa prej shqiptarëve të diasporës shprehën revoltën ndaj tij duke i hedhur edhe vezë.

Me thirrjet “mafia” dhe “tradhëtar” kryeministri i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe socialisti Taulant Balla u fut në hotelin ku po qëndron deri në takimin që pritet të mbajë me disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Nju Jork.

Ndërkohë, disa prej policëve civilë që ndodheshin pranë vendngjarjes për ruajtjen e sigurisë, arrestuan njërin prej protestuesve shqiptarë që hodhi vezë drejt kryeministrit. Versus.al

Poll