Bota Celebrities

Arrestohet Susan Sarandon/Protestoi kundër Netanyahu-t në OKB!

Susan Sarandon u arrestua me protestues të tjerë, pasi protestoi kundër pranisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Aktorja e njohur hollivudiane u ndalua në rrugët pranë selisë së OKB-së.

Me të ishin kandidatja demokrate për Kongres, Darializa Avila Chevalier dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, Chi Osséo, të cilët gjithashtu u shoqëruan nga policia e Nju Jorkut.

E zhvilluar dy blloqe në jug të selisë së OKB-së, protesta u organizua nga grupi “Jewish Voice for Peace” dhe mblodhi rreth 250 persona.

Sarandon nuk ishte e vetmja figurë e Hollivudit

Gjatë protestës, po ashtu u arrestuan aktoret fituese të çmimit Emmy, Cynthia Nixon e Hannah Einbinder. Në protestë mori pjesë edhe Elliot Page, aktor që ka luajtur edhe në filmin “The Odyssey” të Christopher Nolan-it.

Pak javë më parë, gjatë konferencës për shtyp për filmin e saj më të fundit, “The Echo Chamber” të Andrea Pallaoros, Sarandon shprehu keqardhje që është lënë mënjanë nga Hollivudi për shkak të qëndrimeve të saj pro-palestineze dhe kundër Izraelit:

Nuk më ofrohen më role në filma për shkak të mbështetjes sime për Palestinën. Ishte një zbulim tronditës të mësoja se sa shumë para i jep Amerika, Izraelit, u shpreh aktorja fituese e çmimit Oscar.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.