25 Shtator 2026, 08:02
Nga E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nga Nju Jork se do të japë dorëheqjen të dielën në mbrëmje dhe se do të shpjegojë publikisht arsyet e vendimit.
“Do të jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje. Mendoj se do të jetë rreth orës tetë. Do t’ju njoftoj, do t’ju telefonoj të gjithëve, do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër”, u tha Vuçiç gazetarëve.
Gjatë prononcimit për mediat, Vuçiç foli edhe për situatën rreth Industrisë Serbe të Naftës (NIS), duke thënë se pret të ketë më shumë informacion në dy ose tre ditët e ardhshme. I pyetur nëse situata lidhur me zgjidhjen e çështjes së NIS-it është bërë më e qartë, Vuçiç tha se aktualisht nuk kishte një përgjigje konkrete, por shpresonte që pas bisedës me Vladimir Putin të dinte diçka më shumë.
“Para se të mbaroj mandatin tim, do të zhvilloj një bisedë me Presidentin Putin. Ne biseduam këtu, sigurisht, për marrëveshjet e energjisë dhe Industrinë e Naftës së Serbisë. Nuk di çfarë t’ju them. Ndoshta atëherë do të di diçka”, deklaroi ai.
Vuçiç shtoi se shpreson që brenda dy ose tre ditësh të ketë një përgjigje më të qartë për të ardhmen e NIS-it. Sipas deklaratës së tij, njoftimi për dorëheqjen pritet të bëhet të dielën rreth orës 20:00.
“Do të doja të isha në gjendje t’i bëja njerëzit dhe veten time të lumtur, për të qenë i sinqertë, pas këtyre muajve dhe viteve të vështira. Shpresoj që brenda dy ose tre ditësh të kem një përgjigje më të mirë dhe më të saktë për ju”, tha Vuçiç./Dosja.al
aleksandër vuçiç serbi
Bota
25 Shtator 2026, 07:41
E. D
foto ilustruese
IRAN- Armët e kontrabanduara nga Bosnje e Hercegovina, që dyshohet se kanë përfunduar në duart e rrjeteve kriminal...
Bota
24 Shtator 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Iowa, në SHBA ku një mësuese e klasës së pestë dhe nj&...
Bota
24 Shtator 2026, 22:50
E.d
Benjamin Netanyahu
SHBA- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se rrëzimi i qe...
Bota
24 Shtator 2026, 22:45
G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Qeveria italiane ka miratuar masa të reja për arsimin, që përfshijnë kufizimin në 30% të numrit t&...
Bota
24 Shtator 2026, 22:43
E.d
Zohran Mamdani
SHBA- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, iu përgjigj fjalimit të Kryeministrit izraelit Benjamin Netany...
Bota
24 Shtator 2026, 22:25
G.M
Polymarket
SHBA- Nju Jorku ka ngritur padi ndaj platformës së tregjeve të parashikimit Polymarket, duke e akuzuar për operimin e loj&eu...
Bota
24 Shtator 2026, 22:20
E.d
Benjamin Netanyahu
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ironizoi delegatët e Kombeve të Bashkuara që u larguan nga salla e Asamble...
Bota
24 Shtator 2026, 22:15
G.M
Avioni Airbus A330 i Iran Air, i parë duke u ulur në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, Amsterdam, Holandë, 2 korrik 2020
IRAN- Irani ...
Bota
24 Shtator 2026, 21:35
G.M
Kremlini
RUSI- Rusia e ka vlerësuar ftesën e Shteteve të Bashkuara për presidentin Vladimir Putin për të marrë pjes&eum...
Bota
24 Shtator 2026, 21:23
E.d
Benjamin Netanyahu
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Turqinë dhe Katarin gjatë fjalimit të tij n&...